Kina lançoi në orbitë një satelit të ri për telekomunikacionin mobil, i emërtuar “Tiantong 1-02”, nga qendra e lançimit satelitor të Xichang, në provincën Sichuan.
“Tiantong 1-02” është pjesë e një sistemi për komunikimin celular satelitor, zhvilluar dhe ndërtuar në mënyrë të pavarur nga Kina, i përbërë nga një segment hapësinor, një segment tokësor dhe një terminal përdorues, shkruan “Xinhua”.
Krijuar nga “China Academy of Space Technology”, sateliti synon të krijojë një rrjet mobil me një sërë lehtësirash tokësore për të ofruar, në të gjitha kushtet e motit, shërbime të komunikimit të qëndrueshëm dhe të besueshëm si zanor, mesazhe të shkurtra dhe të dhëna për përdoruesit në Kinë dhe zonat përreth, në Lindjen e Mesme, në Afrikë dhe rajone të tjera të ngjashme, si dhe në shumicën e zonave detare të Oqeanit Paqësor dhe Oqeanit Indian.
