Agjencia Zhurnal.KS
Auto

Kinë, bum shitjesh për makinat Hongqi

Shitjet e kompanisë “Hongqi”, markë makinash e prodhuesit kryesor kinez të makinave “FAW Group Co., Ltd.”, janë dyfishuar në 11 muajt e parë të vitit me 178.100 njësi, njoftoi vetë kompania. Vetëm në nëntor, prodhuesi i automjeteve shiti 25.000 makina Hongqi, duke regjistruar një rritje 100% nga viti në vit, që tregon rritjen e kërkesës për automjete, bën të ditur “Xinhua”.

Marka e Sedan Hongqi, që do të thotë “flamuri i kuq”, një ikonë në Kinë, u themelua në vitin 1958 dhe u përdor si një automjet paradë gjatë festimeve kombëtare. Në vitet e fundit, “FAW Group” ka përshpejtuar zgjerimin e portofolit të tij të produkteve.

Hongqi E-HS9 SUV i ri, i cili synon tregun e automobilave të nivelit të lartë, pritet të hyjë në treg këtë muaj. Shitjet e Hongqi vitin e kaluar tejkaluan 100.000. Kompania ka vendosur objektivat e shitjeve në 200.000 automjete për këtë vit dhe 600.000 më 2025-n.

“FAW Group”, themeluar në vitin 1953 në qytetin Changchun, kryeqendra e provincës Jilin në Kinën verilindore, konsiderohet djepi i industrisë kineze të automobilave.

Postime të ngjashme

Një Lotus “i ri” i vitit 2013 shitet për 70.000 dollarë

S.B.

Prodhuesi më i madh i veturave në Kinë do të lansojë rivalin e Teslas

S.B.

Megane 2021 i prin rrugës elektrike të Renaultit

S.B.

Hyundai paralajmëron nxjerrjen në treg të modelit Alcazar

admin

Nis prodhimi i Audi Q4 e-tron

admin

Elon Musk: Ne kemi bërë veturat më të mirë të të gjitha kohërave

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...