Agjencia Zhurnal.KS
Kuriozitete

Kjo mund t’ju ketë ikur, mesazhi i Johnson për fitoren e Bidenit përmbante urimin e fshehur për Trumpin

Mesazhi urues i Downing Street për Joe Biden dhe Kamala Harris për sa i përket fitores së zgjedhjeve presidenciale, përmban një mesazh të fshehur i cili si duket ishte nisur si urim për Donald Trumpin.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, mesazhi i postuar në Twitter si një imazh, disa orë pasi rrjetet televizive amerikane njoftuan për fitoren e Bidenit, përgëzon presidentin e sapozgjedhur dhe Harris për “arritjen e saj historike”.

Imazhi i përcjellur me mesazhin urues, është i shkruar me ngjyrë të bardhë në të zi. Një rregullim i thjeshtë i ngjyrave zbulon një mesazh të dytë të fshehur në sfond.

Në fjalinë e parë të tekstit ku përmendet zgjedhja e Joe Biden, vërehen nga mbrapa fjalët si “Trump on”. Aty ku mesazhi kryesor thotë se “SHBA-ja është aleati ynë më i rëndësishëm” shfaqen fjalët si “mandati i dytë”.

Mesazhi i raportuar së pari nga blogu Guido Fawkes, sugjeron se kryeministri britanik, Boris Johnson, po përgatitej t’ia uronte Trumpit fitoren apo rizgjedhjen e tij.

Postime të ngjashme

Zgjidhni një flutur dhe zbuloni anët e fshehura të personalitetit tuaj

S.B.

Nusja e bllokuar nga përmbytjet në Australi dërgohet me helikopter në dasmë

S.B.

Një “Rapunzel” në jetën reale, nuk i shkurtoi flokët për 17 vjet

admin

Ja si do të duket qyteti i parë në Mars!

admin

Inskenoi rrëmbimin për të mos shkuar në punë, nuk ia mori mendja se do t’i kushtojë shtrenjtë – policia në Arizona zbuloi të vërtetën

S.B.

Burri nuk arriti të hapte parashutën, instruktori e filmoi atë duke e shpëtuar

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...