Agjencia Zhurnal.KS
Shqipëri

Kodheli: Është një proces politik, lufta nuk mund të njolloset

Arrestimi dhe gjykimi i ish-udhëheqësve të UÇK nga Gjykata Speciale është një proces politik. Kështu u shpreh ish-ministrja Mimi Kodheli përmes një lidhje direkte me emisionin “Java në RTSH”.

Kodheli shtoi se ky nuk është një proces për të nxjerrë të vërtetën dhe se nevojitet një raport i ri për të mundësuar një brazi në gjykimin e historisë për luftën e Kosovës.

“Hashim Thaçi është i zgjedhur me votat e popullit të Kosovës dhe detyra e tij nuk ka pse ndikon gjykatën e Hagës. Unë uroj që gjithçka të përfundojë shpejt dhe të sqarohet njëherë e mirë. Por pavarësisht nga vendimet e Gjykatës Speciale, lufta e UÇK nuk mund të njolloset. Ne duhet të jemi të bashkuar për t’i lënë brezave të ardhshëm një histori të qartë që asaj që ka ndodhur në Kosovë” – tha Kodheli në emisionin ‘Java në RTSH’ të premten mbrëma.

Ish-ministrja shtoi se shqiptarët duhet të kishin një qasje ndryshe dhe të ishin të njëzëshëm në të tilla raste. Ajo tha se edhe zbardhja e krimeve të luftës kërkon një angazhim mbarëkombëtar dhe jo t’i besohet veç disa organizmave apo intituteve.

Postime të ngjashme

Stërvitja e NATO-s në Shqipëri një ditë pas zgjedhjeve, Peleshi: Jo thjesht një stërvitje, ja çfarë domethënie ka për vendin

S.B.

“Kufizimet nuk ndryshojnë”, Komiteti Teknik i Ekspertëve: Masat në fuqi edhe për 2 javë të tjera

S.B.

Rama-Manastirliu nga Kamza: Finalizohet marrëveshja për vaksinat kineze, javën që vjen nis vaksinimi masiv

S.B.

SHBA dhuron 29 mjete të blinduara për Forcat e Armatosura të Shqipërisë

S.B.

“Hajde themi Rama ik”/ Rama në Kamëz me fëmijët, batuta: Jepu një Iphone Rakip ta shohësh sa prapa je

S.B.

Grida Duma padit Erion Veliajn për shpifje

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...