Agjencia Zhurnal.KS
Sport

Kombëtarja e Maqedonisë së Veriut në futboll kualifikohet për herë të parë në Kampionatin Evropian

Përfaqësuesja e Maqedonisë së Veriut në futboll ka shkruar historinë, duke siguruar për herë të parë kualifikimin në Kampionatin Europian, pasi sonte në Tbilisi në ndeshjen finale të Ligës së Kombeve fitoi Gjeorgjinë me rezultat 1:0. Golin e fitores për përfaqësuesen e vendit dhe që solli kualifikimin në Europian e realizoi Goran Pandev në minutën e 56-të, pas një aksioni përfekt nga Elmas dhe Nesterovskin që asistoi bukur që kapiteni i Maqedonisë të finalizojë në gol.

Deri në fund përfaqësuesja e vendit administroi mirë lojën në terren dhe ndeshja u mbyll me rezultatin e minutës së 56-të, duke çuar kështu Maqedoninë për herë të parë në një event madhor si Kampionati Europian, që do të luhet verën e vitit të ardhshëm.

Postime të ngjashme

Policia i merr në pyetje zyrtarët e Kombëtares për rastin Muric-Zhegrova

M O

Nedved, kategorik

M O

Zyrtare: Sami Sermaxhaj emërohet trajner i Drenicës

M O

Coutinho-Odegaard, projektohet shkëmbimi

M O

Sonte miqësorja Kosovë – Lituani

M O

Vetëm pesë lojtarë nuk janë në shitje te Juventusi

M O

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...