Agjencia Zhurnal.KS
Editorial Maqedoni Rekomanduar TOP LAJM

Koment/A është në hallë të madh Zaevi? Nëse Bullgaria nuk lëshon pe, a mund të bie qeveria?

Shkup, 14 nëntor – Kanë mbetur vetëm edhe tre ditë për dhënien e datës për Maqedoninë e Veriut nga Komisioni Europian për hapjen e bisedimeve për anëtarësim ndërkohë që vendi ende nuk ka përmbyllur ‘problemet’ që ka me Bullgarinë fqinje pavarësisht asaj që të dy vendet janë nënshkruese të Marrëveshjes për fqinjësi të mirë, por që tek kjo marrëveshje gabimi më i madh që është bë nga qeveria dhe nga kryeministri Zaev që problematikën e tanishme që e bën shteti bullgar nuk e ka vendosur si pikë para nënshkrimit të saj e duke mos menduar për pasojat e vendit në të ardhmen, shkruan Zhurnal.mk

Edhe përkundër optimizmit të madh nga ana e kryeminisrit në gjetjen e një zgjidhje me shtetin bullgar dhe vizitave të shumta nga kreu i lartë i vendit në Sofje, duket që asnjë gjë pozitive nuk ka dal nga gjithë kjo lëvizje edhe përkundër asaj që në kryeqytetin bullgar pak ditë më parë u mbajt dhe një Samit nën kryesimin e kancelares gjermane Merkel, me qëllim në gjetjen e një gjuhe të përbashkët dhe tejkalimin e të ndasive dhe vendi të merr datën për fillimin e bisedimeve.

“Me optimizëm dërgojmë mesazh se bëjmë gjithçka që të arrijmë zgjidhje. Unë jam i njëjti që më 11 Tetor e njoftova popullin tonë se mund të mos kemi zgjidhje, gjegjësisht të mos mbahet konferenca e parë ndërqeveritare me Bashkimin Evropian”, kështu ka deklaruar pak ditë më parë kryeministri Zaev në lidhje me prolemet me Bullgarinë duke theksuar se do të vazhdojnë të kërkojnë zgjidhje, që do të jetë e pranueshme për të dy palët.

Në anën tjetër opozita përmes Komisionit për politikë të jashtme me të madhe kërkon që problemi me Bullgarinë të debatohet edhe në Parlament dhe njëkohësisht të njoftohet edhe populli mbi atë që diskutohet fshehtas me Sofjen zyrtare, një gjë e tillë nuk po ndodh, e i pyetur Zaev se pse nuk diskutohet në Kuvend për çështjen me Bullgarinë, ai ka thënë se pasi diskutimet janë në fazën finale kjo situatë mund të përdoret për pikë politike derisa shtoi se pret që deri ditën e Martë të javës së ardhshme të arrihet marrëveshje me Bullgarinë.

Pas gjithë kësaj ‘katrahure’ në të cilën gjendet vendi jonë, presidenti bullgar Rumen Radev kërkon hapjen e kapitullit të veçantë për bisedimet me Maqedoninë e Veriut, ku duhet të vendosen të gjitha kriteret për fqinjësi të mire duke shtuar se Bullgaria patjetër ta mbrojë historinë e saj, gjuhën dhe identitetin e saj.

“Duke bashkëpunuar hapur me fqinjët dhe vëllezërit tanë do ta gjejmë zgjidhjen e vërtetë, meqë marrëveshja për fqinjësi të mirë nuk çon drejt saj, kemi të drejtë të kërkojmë mjete tjera. Por nuk është Bullgaria kandidat për anëtarësim, por Maqedonia e Veriut. Maqedonia e Veriut patjetër duhet të vendos vetë nëse do të vazhdojë me urrejtjen dhe ideologjitë e së kaluarës apo do të shkoj drejtë ardhmërisë demokratike. Për mua është me rëndësi se kam arritur ta bind qeverinë bullgare se nuk mund të ketë përkrahje të pa kusht”, kështu është shprehur mbi kërkesat e tyre, presidenti bullgar Radev.

Ndryshe, gjatë ditës së sotme lideri i opozitës Hristijan Mickoski, ka rritur tonet lidhur me bisedimet me Bullgarinë për zgjidhjen e kontestit historic duke thënë se do t’a jep dorën nëse Qeveria e Zaevit arrinë marrëveshje që mbron interesat kombëtare të maqedonasve. Por, nëse ndodh e kundërta dhe marrëveshja është në dëm të gjuhës dhe identitetit maqedonas, si dhe të pakicës maqedonase në Bullgari, ai ka paralajmëruar se kjo Qeveri dhe kryeministri aktual do të përballen me popullin.

“Në të njëjtën kohë, paralajmëroj, nëse Qeveria tenton të bisedojë për zgjidhje e cila do të mohojë identitetin tonë, historinë, antropologjinë e gjuhës tonë maqedonase, mëvetësinë e saj, në të cilën do të nënçmojë sakrificat e ideologëve të cilët luftuan për shtetin e pavarur dhe bashkëkohor maqedonas, nëse bisedin për zgjidhje me të cilën do të heq dorë nga pakica maqedonase në fqiun tonë lindor, nëse bisedon për zgjidhje e cila nënkupton se okupatori ka qenë administrator, atëherë unë ju premtoj, do të përballet me popullin. Në të njëjtën ditë, në gjithë Maqedoninë. Nëse ndodh tradhëti ose marrëveshje e dëmshme me të cilën do të dëmtohet gjuha maqedonase, identiteti, historia ose ekzistimi i pakicës maqedonase, atëherë Qeveria e ardhëshme e VMRO-DPMNE-së atë do ta shfuqizojë. Ndërsa Zaev, do të vijë dita kur do të përgjigjet para historisë dhe ligjeve. Këto pak ditë janë shumë të rëndësishme për bisedimet me fqiun jugor, ndërsa përvoja jonë me këtë Qeveri na mëson se duhet të jemi të kujdesshëm. I bëj apel Qeverisë së Zaevit që prioritet të parë të vendosë mbrojtjen e interesave kombëtare dhe strategjike”, ka deklaruar mes tjerave Mickoski.

Ndryshe, mosarritja e marrëveshjes me Bullgarinë po rezikon dhënien e datës për fillimin e bisedimeve me BE-në e me këtë rast kjo do të ishte një goditje e fuqishme ndaj qeverisë së Zaevit duke humbur kështu kredibilitetin e tij edhe si politikan por edhe si shumicë parlamentare e me këtë rast sipas praktikës së shteteve demokratike qeveria bie dhe formohet një përbërje e re qeveritare deri në caktimin e zgjedhjeve të reja, qeveri kjo e cila do të bënte gati vendin për zgjedhje edhe pse Maqedonia e Veriut me këtë rast do të kthente prapa 10 vite në proceset që ka arritur deri më tani.

Postime të ngjashme

Editorial / Reflektimi i Albin Kurtit mund të vijë edhe tek ne

R Zh

Dimitrov: Shtyerja e bisedimeve me BE-në krijon probleme besueshmërie

admin

Fajon: Vetoja bullgare për Maqedoninë e Veriut është jopërgjegjëse

admin

Milloshoski: Nuk pranoj regjistrues në shtëpi nëse nuk është vaksinuar

admin

Limani: Sot unë, nesër Izet Mexhiti, Blerim Bexheti, Sadulla Duraku, Musa Xhaferi, mund të largohen nga BDI-ja

admin

Kaevski: Deputetët e VMRO-DPMNE-së, Aleanca dhe e Majta të qëndrojnë në anën e qytetarëve

admin

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...