Agjencia Zhurnal.KS
Editorial Maqedoni Opinion Rekomanduar

Koment / Kali Shemës dhe Pistolxhiu i dasmave, mos harroni se “qiri i gënjeshtarit bënë dritë vetëm deri në jaci”

Shkruan, Bexhet Musliju

Shkup, 16 nëntor – Zgjedhja e kryetarit të Bashkësisë Fetare Islame në Maqedoninë e Veriut është shumë e rëndësishme për të gjithë besimtarët myslimanë, por në përgjithësi edhe për të gjithë popullin shqiptar. Pas shumë viteve, me zgjedhjet që priten të mbahen do të qartësohet rruga nga do të drejtohen besimtarët myslimanë. Çështja e fesë islame në rrafshin ndërkombëtar është shumë e ndjeshme, e sidomos Shtetet e Ballkanit me popullsi muslimane, janë vazhdimisht nën thjerrëzën e ndërkombëtarëve. Maqedonia e Veriut, pas sulmeve në Vjenë, u mundua të njolloset nga qarqe të ndryshme, të cilat nuk ua duan të mirën myslimanëve por as edhe shqiptarëve, dhe pikërisht tani kur mbahen zgjedhjet në BFI, çdo veprim duhet të jetë shumë i matur.

Prandaj, pikërisht duke ndjekur disa shkrime që kam parë në disa media të cilët edhe zogjtë e malit e dijnë se “kali shemës” i menaxhon ato, dhe atë duke shkruar gjoja për “heroizmin” e një kandidati për Reis, dhe disa informacione tjera që kam, u detyrova të sqaroj opinionin dhe lexuesit për mirën e këtij institucioni.

BFI është ombrella, mburoja dhe imazhi i myslimanëve, por në veçanti edhe i shqiptarëve si komuniteti më i madh i myslimanëve që janë pjesë e këtij institucioni të lartë fetar. Andaj, mënyra se si duhet të sillemi me këtë institucion është shumë e rëndësishme dhe specifike.

Ata që synojnë të vijnë në krye të këtij institucioni me manipulime të ndryshme, bëjnë mëkat duke u munduar të vjedhin vullnetin e shumicës. Nuk thuhet rastësisht se “munafikllëku e përçarja” janë ndër mëkatet më të mëdha, sepse kështu shkatërrohet një popull. Në këtë formë përçahen vëllezërit, familja dhe e gjithë shoqëria, prandaj me haram nuk mund të arrihet hajri në një punë kaq me rëndësi.

Fillimisht në këtë formë nuk lobohet për të arritur në krye të BFI-së. Me anë të lajmeve, shkrimeve, për gjoja meritat e X.Y. kandidatit që ka TETOVA, SOT, si dhe duke i urdhëruar disa hoxhallarë të “shitur” për të shkruar nga një status të shkurtër , dhe si për merit, interexhinjtë pu ua hedhin nga një sheqerkë… e sigurisht edhe me premtime të mëdha, që janë të kota. Ai që të manipulon, ai vetëm të shfrytëzon dhe që t’ia arrijë qëllimit, e pastaj vetëm me një “faleminderit” të thjeshtë thotë se kaq më duhej, tani ndaç e “dhezi qirin, ndaç jo, unë u bëra REIS”!

Përpos hoxhallarëve të “shitur” informacionet vijnë se po fut hundët edhe “kali i shemës”! Nejse asgjë për t’u habitur se çdoherë ku ka përplasje atë e kemi aty dhe i hedh zjarrit benzin, pavarësisht a bënë mirë apo keq për këtë institucion, madje u rikujtojë se aty ku kanë hy këmbët e tij, shumica përfundojnë në shtëpin e verdhë..!

Përveç atij, informacionet janë se edhe “Pistolxhiu i dasmave” paska marrë hov të madh duke lobuar e kërkuar votë për një kandidat për REIS! Po ç’ne nga ai i cili gjatë përgjimeve e dëgjuam faktin se ai aspak s’ka të bëjë me fenë myslimane! Këtë e dëshmoi vetë në një përgjim duke theksuar se ai ka ndaluar edhe familjen e tij që të agjërojnë, ndërsa në atë kohë ai në një telefonat i kishte quajtur myslimanët budallenj, që agjërojnë nga 18 orë…. E tani po i njejti i rras “hundët” në fe. Përse, çka kërkon ai nga ky intitucion? A nuk i mjaftoi uzurpimi i disa institucioneve në Tetovë? Apo e ka të dëgjuar se në BFI qarkullojnë miliona euro buxhet gjatë vitit dhe i ka mbet lëngu në gojë për të provuar diçka nga pjata e institucionit në BFI…!

Thjeshtë dhe shumë qartë po iu bëj ftesë publike hoxhallarëve dhe riasetit të BFI-së, që të hapin sytë e mos të bien preh e mashtruesve. Mashtruesit janë më aktiv gjatë këtyre periudhave, kur vendoset për fatin e një institucioni, për fatin e një populli, të një shoqërie. Është ngjashëm sikur në kohën e zgjedhjeve, kur ngjallen manipulatorët, e sherrin ua sheh gjithmonë. Këtu sherri është shumë më i madh, sepse po luhet me çështjet shpirtërore, me fenë, me më të shenjtën pjesë të njeriut. Strukturat anti fetare dhe anti kombëtare, mundohen që me lobime në këtë formë për REIS dhe shkrime nëpër Fejsbuk të bëjnë propagandën të dikurshme komuniste të vëllavrasjes, përçarjes dhe manipulimeve, të ngrenë eufori për dikë në bazë të interesave të dikujt. Prandaj, vota juaj, o hoxhallarë, ju që keni të drejtë vote, duhet të vendosni me kokën tuaj, për një stabilitet në këtë institucion të rëndësishëm, dhe me nijet që ta përparoni atë, ta përkrahni dhe ta zhvilloni, duke mos e lënë të bejë pre e rrymave të ndryshme, sekteve dhe politikave anti fetare e anti kombëtare.

Prandaj, vota është e shenjtë dhe për këtë votë mbahet përgjegjësi para vetvetes, familjes, shoqërisë dhe para Zotit. Mjaftë më me intriga nga jashtë në këtë institucion, le të fitoj më i miri… Ky institucion ka nevojë për strategë dhe drejtuesi që di të mbajë balancën dhe ekuilibrin me të gjithë. Ky institucion është shumë i ndjeshëm, ndërsa sulmet sektare e të shërbimeve sekrete, të vendeve fqinje kanë qenë dhe janë gjithmonë të gatshëm për të bërë të pamundurën që ky institucion të shkatërrohet e të përçhaet çdo ditë e më shumë. Prandaj, në krye të këtij institucioni duhet njeri me përvojë institucionale, me autoriteti dhe që gëzon respekt, që ka zotësi, mençuri dhe që nuk është i korruptuar. Se si do të veprojë BFI në të ardhmen, varet pikërisht tani, ndërsa fati i këtij institucioni është i lidhur me fatin e këtij vendi, këtij populli dhe të ardhmes të fëmijëve tanë. Prandaj, ai që do të marr këtë përgjegjësi të madhe, duhet të jetë i drejtë, të vendos stabilitet, bashkim, respekt në këtë institucion. Ai duhet ta ruaj aspektin e autoritetit fetar, si përbrenda institucionit dhe ashtu dhe në opinion. Reisi duhet të jetë shumë vigjilent, të krijojë sa më shumë miq dhe mos të marr kahje për askënd.

Prandaj, porosia ime është që mos të manipulohen njerëzit nga shkrime e propaganda të rrejshme, nda individë që primatin e kanë në interesat vetiake, por të mbajë secili përgjegjësi për votën e tij,sepse llogaridhënia është shumë e vështirë për të padrejtin dhe manipulatorin.

Postime të ngjashme

Editorial / Reflektimi i Albin Kurtit mund të vijë edhe tek ne

R Zh

Mos eja shpesh në Bruksel Albin Kurti

Z H

Dimitrov: Shtyerja e bisedimeve me BE-në krijon probleme besueshmërie

admin

Fajon: Vetoja bullgare për Maqedoninë e Veriut është jopërgjegjëse

admin

Lufta e Kosovës dhe bombardimi i NATO-s kundër Serbisë dhe “haxhiqamilizmi”

Z H

Milloshoski: Nuk pranoj regjistrues në shtëpi nëse nuk është vaksinuar

admin

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...