Agjencia Zhurnal.KS
Maqedoni Rekomanduar

Koment / Përse Grubi për Ditën e Alfabetit nuk ishte i shoqëruar nga asnjë bashkëpartiak i tij, në homazh pranë Dëshmorëve të kombit!

Shkruan, Zhurnal.mk

Shkup, 30 nëntor, Zhurnal.mk – Gjatë fundjavës funksionarët shqiptarë kanë shënuar ditën e flamurit kombëtarë, disa në shoqërim me bashkëpartiakët e tyre dhe disa në shoqërim të familjes siç është rasti i zv/kryeministrit të parë i Qeverisë, Artan Grubi.

Zëvendëskryeministri i parë i Qeverisë së RMV Artan Grubi me rastin e festës kombëtare Ditës së Flamurit ka vizituar Memorialin e Dëshmorëve të Kombit në Haraçinë, por ajo që ra në sy është se Grubi nuk ishte i shoqëruar nga asnjë bashkëpartiak i tij apo ndonjë ish luftëtarë i UÇK-së që me mburrje brohoriste për ata në tubimet partiake.

Ai në videon dhe fotot e publikuara në rrjetet sociale duket i shoqëruar nga fëmijët e vet dhe jo nga ish luftëtarët që më së shumti kanë luftuar për të drejtat e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut.

Një zyrtar i lartë nga Bashkimi Demokratik për Integrim për Zhurnal bënë të ditur se askush nga bashkëpartiakët e Grubit, nuk ka pas interes të shoqëroj Grubin.

Madje sipas tij, për gjitha meritat që flet Grubi në atë video, nuk janë të tijat dhe i njejti i ka përvetësuar. Por për ato të arritura më meritorët janë krejtësisht funksionarë të tjerë që e kanë jetësuar gjuhën shqipe në institucionet e vendit, por më së shumti janë dëshmorët e kombit.

Ky rast hap edhe më shumë dilemat por edhe shkrimet në shumë mediume vendore se Grubi tanimë e ka humbur mbështetjen e gjithë udhëheqësisë më të lartë të BDI-së nga fakti se gati gjitha eventet që i organizon, askush nuk i bashkëngjit nga partia e tij.

Artan Grubi u bë personifikim i një profili të ri të politikanit shqiptar, me pozitë pa asnjë meritë. Këtë e thonë bastionet e BDI-së, këtë e thonë nën gjuhë, edhe kolegët e tij por këtë e dëshmojnë edhe kremtimet e festave kombëtare që Grubi po i feston “I VETËM me familje”.

A ka fuqi politike dhe a mund ta kryejë punën që ka marrë mbi supe? A e ka mbështetjen e bashkëpartiakëve për këtë detyrë, fotografitë por dhe reagimet në opinion tregojnë që nuk gëzon mbështetje!

Këto dilema lindin edhe për shkak të kundërshtive që dalin nga vetë partia e tij.

Shefi i grupit parlamentar të BDI-së, Izet Mexhiti, nuk e mohon se do të inicojë interpelancë në Kuvend për punën e Artan Grubit dhe Bujar Osmanit pasi të kalojnë 100 ditët e para të Qeverisë.

Ndërsa, lideri i opozitës shqiptare, Ziadin Sela, javë më parë tha se dyshja Zaev-Grubi nuk kanë kapacitet ta qeverisin vendin as 40 ditë.

Postime të ngjashme

Editorial / Reflektimi i Albin Kurtit mund të vijë edhe tek ne

R Zh

Dimitrov: Shtyerja e bisedimeve me BE-në krijon probleme besueshmërie

admin

Fajon: Vetoja bullgare për Maqedoninë e Veriut është jopërgjegjëse

admin

Milloshoski: Nuk pranoj regjistrues në shtëpi nëse nuk është vaksinuar

admin

Limani: Sot unë, nesër Izet Mexhiti, Blerim Bexheti, Sadulla Duraku, Musa Xhaferi, mund të largohen nga BDI-ja

admin

Kaevski: Deputetët e VMRO-DPMNE-së, Aleanca dhe e Majta të qëndrojnë në anën e qytetarëve

admin

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...