Agjencia Zhurnal.KS
Maqedoni Rekomanduar TOP LAJM

Koment: Qytetarët po vdesin nga Covid, këngëtarët kërkojnë ahengje dhe dasma

Shkup, 8 tetor – Zhurnal.mk – Në këto ditë kur numri i të infektuarve dhe të vdekurve nga Covid 19 në vendin tonë po rritet, muzikantëve ende i’u “këndon” zemra prej brenda dhe duan të organizojnë ahengje sepse janë mësuar të marin bakshishe nga 50, 100, 500 e më tepër vetëm e vetëm pse argëtojnë njerëzit, shkruan Zhurnal.

Ata dje pasdite organizuan protestë para objektit të Qeverisë dhe madje vendosën pankartë me mbishkrim “Night Club” (klub nate). Protestuesit, më saktë muzikantët duan të organizojnë ahengje dhe dasma. Në një periudhë kur e gjithë bota po frikësohet mos të infektohet dhe të mos vdesë, e derisa qytetarët po qajnë para reparteve infektive në spitalet e vendit, ato ende janë në gjendje të organizojnë ahengje në klube nate dhe dasma.

Artistët e estradës, pronarët e restoranteve, klubet e natës e të tjerë, kërkojnë që pas shtatë muajve të mbyllur, dalëngadalë të fillojnë me punë. Ata kërkojnë një takim direkisht me kryeministrin Zaev dhe nëse kjo nuk realizohet, ata kanë paralajmëruar një protestë masive më 11 tetor para Qeverisë.

Ndonëse ata ishin ndër më të prekurit sivjet nga kriza me Covid 19, gjithsesi asgjë nuk mund t’i arsyetojë kërkesat e tyre për të hapur klubet e natës dhe restorantet e dasmave. Gjithkund në botë kërkohet që qytetarët të mos mblidhen në grupe. E njejta kërkohet edhe në vendin tonë. E si mund të organizohet dasëm me rreth 300 persona në një hapësirë prej 300-800 m2. Të gjithë e dimë si bëhen dasmat tek ne. Pse të bëhemi shkaktar që nga ajo dasëm apo nga ai aheng dikush të infektohet e të vdes, çfarë kuptimi do të kishin ato 5000 apo 10000 euro që ata do t’i fitonin brenda asaj nate, e nga ana tjetër dikush të vdes nga ajo natë. A duan ata t’i shesin e të përfitojnë nga tragjeditë e të tjerëve?

Është e pakuptimtë dhe e palogjikshme që muzikantët të duan ahengje kur vendi është në gjendje të jashtëzakonshme. Nëse shtatë muaj nuk kishin të ardhura nga ahengjet dhe dasmat, le t’i mendojnë ata që një jetë të tërë jetojnë me një ndihmë minimale sociale. Le të mësohen të jetojnë me pak.

Ministri Filipçe u dërgoi porosi të njejtëve që të shkojnë dhe të qëndrojnë vetëm një ditë të vetme para klinikës infektive dhe të shohin se sa familje qajnë me zë kur kuptojnë se i humbën më të afërmit e tyre, e ndërkohë muzikantët kërkojnë ahengje.

Qytetarët nga ana tjetër tanimë janë mësuar me gjendjen epidemike, dhe shumica e tyre ose i kanë shtyrë dasmat ose i kanë kryer pa ceremoni muzikore dhe pa restorante. Shumica e qytetarëve po pajtohen me realitetin dhe e shohin gjendjen me epideminë, ndërsa disa të tjerë ende nuk besojnë se ekziston virusi dhe nuk respektojnë masat.

Kompetentët që para disa muajve patën paralajmëruar një valë të re me covid 19 në vjeshtë, dhe si duket këto ditë kjo valë arriti. Dje kishim plot 317 të infektuar brenda një dite, shifër kjo rekord që nga fillimi i pandemisë.

Numri i të vdekurve ka arritur pothuajse 800, ndërsa i të infektuarve gati 20 mijë. Shpresojmë për një gjuhë të përbashkët mes Qeverisë dhe muzikantëve.//Zhurnal.mk

Postime të ngjashme

Editorial / Reflektimi i Albin Kurtit mund të vijë edhe tek ne

R Zh

Dimitrov: Shtyerja e bisedimeve me BE-në krijon probleme besueshmërie

admin

Fajon: Vetoja bullgare për Maqedoninë e Veriut është jopërgjegjëse

admin

Milloshoski: Nuk pranoj regjistrues në shtëpi nëse nuk është vaksinuar

admin

Limani: Sot unë, nesër Izet Mexhiti, Blerim Bexheti, Sadulla Duraku, Musa Xhaferi, mund të largohen nga BDI-ja

admin

Kaevski: Deputetët e VMRO-DPMNE-së, Aleanca dhe e Majta të qëndrojnë në anën e qytetarëve

admin

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...