Agjencia Zhurnal.KS
Maqedoni TOP LAJM

Komisioni sot pritet të diskutojë për masat shtesë kundër coronavirusit

Shkup, 16 nëntor, Zhurnal.mk – Zyrtarët shëndetësorë besojnë se masat në fuqi, të prezantuara më parë, do të fillojnë të funksionojnë. Ata presin që mbajtja e detyrueshme e maskave jashtë, ndalimi i grupimit të më shumë se katër personave gjatë gjithë ditës, si dhe funksionimi i kafeneve, restoranteve dhe ambienteve të tjera hotelierike deri në orën 21:00 të japin rezultate në drejtim të zvogëlimit të transmetimit të virusit.

Sidoqoftë, siç thonë ata, Komisioni për Sëmundjet Infektive në takimin e sotëm të rregullt, do të ri-analizojë pamjen epidemiologjike dhe përfundimisht do të vendosë nëse Maqedonisë i duhen masa më të rrepta kufizuese. Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe tha të enjten se do të duheshin të paktën dy javë për të parë disa rezultate nga masat aktuale. Sidoqoftë, ai nuk e përjashton mundësinë e masave më të rrepta kufizuese.

“Komisioni monitoron situatën epidemiologjike dhe nëse është e nevojshme pas fundjavës do të rekomandojë masa shtesë kufizuese, siç janë mbyllja e plotë e disa operatorëve ekonomikë dhe kufizimi i lëvizjes qoftë gjatë ditës, pasdite apo gjatë fundjavës”, tha Ministri Filipçe.

Përndryshe, Covid-19 nuk qetësohet. Përkundrazi, sipas epidemiologëve, virulenca e tij tani është më e lartë dhe shumë më e fortë, sepse bën pjesë në grupin e viruseve të dimrit. Kjo është arsyeja pse numri i njerëzve të infektuar është shumë i lartë çdo ditë.

Postime të ngjashme

Editorial / Reflektimi i Albin Kurtit mund të vijë edhe tek ne

R Zh

Dimitrov: Shtyerja e bisedimeve me BE-në krijon probleme besueshmërie

admin

Fajon: Vetoja bullgare për Maqedoninë e Veriut është jopërgjegjëse

admin

Milloshoski: Nuk pranoj regjistrues në shtëpi nëse nuk është vaksinuar

admin

Limani: Sot unë, nesër Izet Mexhiti, Blerim Bexheti, Sadulla Duraku, Musa Xhaferi, mund të largohen nga BDI-ja

admin

Kaevski: Deputetët e VMRO-DPMNE-së, Aleanca dhe e Majta të qëndrojnë në anën e qytetarëve

admin

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...