Agjencia Zhurnal.KS
Kosovë

Komiteti për Punë të Jashtme i Dhomës së Përfaqësuesve në SHBA: Specialja ka juridiksion mbi autorët serbë të krimeve të luftës nga viti 1998-2000

Komiteti për Punë të Jashtme i Dhomës së Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka reaguar pas nisjes së seancave dëgjimore të Gjykatës Speciale kundër krerëve të UÇK-së.

Komiteti ka cituar një deklaratë të analistit amerikan dhe profersori i Universitetit Johns Hopkins, Daniel Serwer, i cili duke komentuar aktakuzat e para ndaj udhëheqësve të UÇK-së, ka thënë se kjo gjykatë nuk është një etnike dhe se ka jurdiksion për gjykimin e krimeve të serbëve gjatë viteve 1998-2000.

“Gjykata Speciale ka juridiksion mbi autorët serbë të krimeve të luftës nga viti 1998-2000, por nuk e ka ushtruar atë juridiksion përkundër faktit se shumica e krimeve janë kryer nga forcat serbe”, ka thënë Serwer, transmeton Telegrafi.

“Kjo është arsyeja pse njerëzit e quajnë atë gjykatë një etnike”, shkruan më tutje në njoftimin e publikuar në rrjetet sociale.

Gjatë dy ditëve të fundit, ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, dy ish-kryeparlamentarët, Kadri Veseli si dhe Jakup Krasniqi kanë dal para gjykatësve të Gjykatës Speciale me seli në Hagë të Holandës.

Ndryshe, Eliot Engel është kryetar i këtij komiteti të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Postime të ngjashme

Humbin jetën edhe 17 persona nga coronavirusi në Kosovë – konfirmohen 781 raste të reja

S.B.

Haradinaj: Nuk kishim tjetër zgjidhje pos të përballemi me Serbinë

S.B.

Edita Tahiri reagon ndaj deklaratës së Edi Ramës për Kosovën

S.B.

Kurti bën homazhe te varret e presidentit Ibrahim Rugova dhe veprimtarit Adem Demaçi

S.B.

Seanca e Gjykatës së Hagës, avokati i Thaçit: Na jepni materialet që kërkojmë

S.B.

Hoxhaj përkujton 22 vjetorin e bombardimeve të NATO-s: Mision historik në mbrojtjen e të drejtave të qytetarëve për liri

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...