Agjencia Zhurnal.KS
Maqedoni

Komuna e Kumanovës kërkon termine shtesë për testime për Covid-19

Kumanovë, 10 nëntor, zhurnal.mk – Për shkak të mospasjes së termineve të mjaftueshme për testim, Komuna e Kumanovës kërkon nga Ministria e Shëndetësisë dyfishim të termineve për testime për coronavirus, nëpërmjet platformës “Termini im”.

Komuna e Kumanovës, gjithashtu për shkak të rritjes së numrit të personave të infektuar, si dhe trajtimin e tyre, kërkon nga Ministria e Shëndetësisë dhe Komisioni për Sëmundje Infektive ta shqyrtojë nevojën për sjelljen ose ndryshimin e protokolleve ekzistuese.

“Apelojmë tek qytetarë t’i respektojnë masat dhe rekomandimet e Qeverisë së RMV-së, më saktë distancën prej së paku dy metrave, mbajtjen e maskës, si dhe masës së re për ndalesë për grupim të më shumë se katër personave në hapësira publike gjatë gjithë ditës”, thonë nga Komuna e Kumanovës.

Postime të ngjashme

Editorial / Reflektimi i Albin Kurtit mund të vijë edhe tek ne

R Zh

Dimitrov: Shtyerja e bisedimeve me BE-në krijon probleme besueshmërie

admin

Fajon: Vetoja bullgare për Maqedoninë e Veriut është jopërgjegjëse

admin

Milloshoski: Nuk pranoj regjistrues në shtëpi nëse nuk është vaksinuar

admin

Limani: Sot unë, nesër Izet Mexhiti, Blerim Bexheti, Sadulla Duraku, Musa Xhaferi, mund të largohen nga BDI-ja

admin

Kaevski: Deputetët e VMRO-DPMNE-së, Aleanca dhe e Majta të qëndrojnë në anën e qytetarëve

admin

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...