Agjencia Zhurnal.KS
Kosovë

Komuna e Prishtinës kundër mbylljes totale, nënkryetari Nushi thotë se 30 mijë qytetarë mbetën papunë

Nënkryetari i Komunës së Prishtinës, Muhedin Nushi thotë se nuk janë pro një mbyllje totale, por për gjetjen e një modaliteti, i cili do të mundësonte funksionimin sidomos të gastronomisë.

Ai thotë se nëse ndodh një mbyllje e dytë mund ta qojë ekonominë drejt kolapsit.

Sipas tij, nuk duhet lejuar që punëtorët të mbesin papunë sepse llogaritet që janë 30 mijë vende të humbura gjatë pandemisë.

“Komuna e Prishtinës asesi nuk është për mbyllje totale për çfarë po flitet. Nuk jemi asesi për mbyllje, por që jemi për gjetjen e një modaliteti, i cili do të mundëson edhe bizneset, posaçërisht pjesën e gastronomisë që të ekziston. Nuk mund të lejojmë që punëtorët të mbesin pa punë edhe përkundër që kemi deri më tash 30 mijë vende të punës të humbura gjatë pandemisë. Nuk do të lejojmë të humben edhe më shumë vende pune, por është mirë që Qeveria së paku të konsultohet edhe me kryetar të komunave në mënyrë që të marrin një vendim adekuat për secilën komunë. Ne do të duhet t’i zbatojmë masat e Qeverisë, por nëse pyetet Komuna e Prishtinës nuk do të ketë asesi mbyllje sidomos jo gastronomia sepse nuk mund të kolapsojë komplet ekonomia. Duhet tu jepet mundësia të qarkullojnë që të funksionojnë qoftë me përkufizim të orarit të punës, por jo me mbyllje të tërësishme”, tha Nushi për EO.

Ai shton se në këtë kohë pandemie duhet kushtuar rëndësi edhe shëndetit mendor të qytetarëve.

“Duhet t’i kushtojmë shumë rëndësi shëndetit mendor të qytetarëve. Në momentin e kalimit të kësaj pandemie pas vaksinimit në çfarë gjendje mendore do të jenë qytetarët tanë. Prandaj duhet t’i kushtojmë rëndësi shëndetit mendor të qytetarëve tanë”. shtoi ai.

Ahmeti ka kërkuar fleksibilitet për veprimtaritë biznesore, pasi sipas tij, mos ofrimi i ndihmës nga Qeveria do të ishte fatale për to.

“Kemi kërkuar që të jemi më fleksibil edhe me biznese për shkak se në kohën kur nuk ka ndihma apo infuzion të parave në ekonomi nga Qeveria edhe një goditje pak më e gjatë do të jetë fatale për to, por rrjedhimisht edhe për shëndetin të cilin e kemi primar”, kishte shkruar Ahmeti.

Në fundjavën që shkoi, në Kosovë ka qenë e ndaluar veprimtaria e të gjitha subjekteve afariste, me qëllim frenimin e përhapjes së virusit COVID-19. Po ashtu, kanë qenë të mbyllura edhe qendrat tregtare dhe rekreative dhe subjektet që ofrojnë shërbime të gastronomisë në të gjithë territorin e Kosovës.

Postime të ngjashme

Humbin jetën edhe 17 persona nga coronavirusi në Kosovë – konfirmohen 781 raste të reja

S.B.

Haradinaj: Nuk kishim tjetër zgjidhje pos të përballemi me Serbinë

S.B.

Edita Tahiri reagon ndaj deklaratës së Edi Ramës për Kosovën

S.B.

Kurti bën homazhe te varret e presidentit Ibrahim Rugova dhe veprimtarit Adem Demaçi

S.B.

Seanca e Gjykatës së Hagës, avokati i Thaçit: Na jepni materialet që kërkojmë

S.B.

Hoxhaj përkujton 22 vjetorin e bombardimeve të NATO-s: Mision historik në mbrojtjen e të drejtave të qytetarëve për liri

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...