Agjencia Zhurnal.KS
Maqedoni

Komunat do të marrin mbështetje në arsim me rangimin e shkollave sipas nevojave

Shkup, 6 nëntor, zhurnal.mk – Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka kritere dhe thirrje për të gjitha komunat të cilat kanë përgatitur ose të motivohen të përgatisin dokumentacion teknik për zbatimin e projektit dhe leje për ndërtim që të mund të aplikojnë dhe të marrin mjete financiare.

“Në këtë mënyrë do të bëjmë rangimin e shkollave, secila prej tyre çfarë nevoje ka dhe në të cilin periudhë MASH përmes Qeverisë do të mund t’i mbështesë komunat, ndërsa me këtë edhe shkollat”, deklaroi ministrja Milla Carovska e cila sot ishte në promovimin e publikimit “Metodologjia për risistemimin e buxheteve komunale për shkollat fillore”.

Është bërë analizë me të cilën janë përfshirë 48 shkolla fillore në mbarë shtetin dhe ajo, siç tha Carovska do t’i japë mundësi MASH së bashku me komunat në mënyrë të organizuar të veprojnë në drejtim të përmirësimit të kushteve në shkolla.

“Akoma ekzistojnë shkolla të cilat nuk i kanë kushtet minimale për mësim, ndërsa ato janë qasja në nyjat sanitare dhe ujë. E gjithë kjo tregon se duhet të rriten investimet kapitale që të mundet komunat t’i kënaqin standardet kryesore të nevojshme për mësim”, tha Carovska.

Theksoi se nevojitet edhe riorganizimi i kuadrit në shkolla që të kenë mbështetje administrative dhe profesionale dhe se kjo nuk do të thotë mbyllje ose lirim nga puna.

Postime të ngjashme

Editorial / Reflektimi i Albin Kurtit mund të vijë edhe tek ne

R Zh

Dimitrov: Shtyerja e bisedimeve me BE-në krijon probleme besueshmërie

admin

Fajon: Vetoja bullgare për Maqedoninë e Veriut është jopërgjegjëse

admin

Milloshoski: Nuk pranoj regjistrues në shtëpi nëse nuk është vaksinuar

admin

Limani: Sot unë, nesër Izet Mexhiti, Blerim Bexheti, Sadulla Duraku, Musa Xhaferi, mund të largohen nga BDI-ja

admin

Kaevski: Deputetët e VMRO-DPMNE-së, Aleanca dhe e Majta të qëndrojnë në anën e qytetarëve

admin

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...