Agjencia Zhurnal.KS
Kosovë

Konfirmohet aktakuza për Kadri Veselin

Prishtinë, 5 nëntor – Gjykata Speciale e ka konfirmuar aktakuzën e ngritur nga Zyra e Prokurorit të Specializuar ndaj kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Veseli.

Ai ka thënë se dje ka marrë njoftimin për konfirmimin e aktakuzës.

Veseli ka njoftuar se do të shkojë vullnetarisht në Hagë për t’u ballafaquar me akuzat.

Pas Jakup Krasniqit e Rexhep Selimit, Kadri Veseli është anëtari i tretë i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së ndaj të cilit është konfirmuar aktakuza nga Gjykata Speciale.

“E vleresoj faktin që Dhomat e Specializuara kanë treguar mirësjellje duke më nisur një ftesë për t`u paraqitur në gjykatë, në vend se të më arrestonin në mënyrë të padinjitetshme”, ka shkruar Veseli.

“Unë i jam përgjigjur këtij akti mirësjelljeje, duke u pajtuar që të udhëtoj këtë mëngjesë për në Hagë me përfaqësues të tribunalit, ku formalisht do të paraqitem para trupit gjykues për t’iu përgjigjur akuzave të bëra dhe për të nisur një proces të gjatë të mbrojtjes. Kjo gjë do të kërkojë angazhimin dhe përqëndrimin tim të plotë, dhe prandaj kam vendosur që të tërhiqem nga të gjtitha aktivitetet publike e politike për sa kohë zgjatë ky proces. Nuk do të bëj deklarata të tjera publike apo paraqitje zyrtare në Kosovë ndërkohë që procesi gjyqësor vazhdon. Të paktën për momentin, jam një qytetar privat. Deri në fund të këtij procesi, do të kërkoja që ky qëndrim i imi të respektohet nga të gjithë në Kosovë, veçanërisht nga ata të cilët janë të angzhuar në media apo në jetën publike dhe politike”, ka deklaruar tutje ai.

Postime të ngjashme

Humbin jetën edhe 17 persona nga coronavirusi në Kosovë – konfirmohen 781 raste të reja

S.B.

Haradinaj: Nuk kishim tjetër zgjidhje pos të përballemi me Serbinë

S.B.

Edita Tahiri reagon ndaj deklaratës së Edi Ramës për Kosovën

S.B.

Kurti bën homazhe te varret e presidentit Ibrahim Rugova dhe veprimtarit Adem Demaçi

S.B.

Seanca e Gjykatës së Hagës, avokati i Thaçit: Na jepni materialet që kërkojmë

S.B.

Hoxhaj përkujton 22 vjetorin e bombardimeve të NATO-s: Mision historik në mbrojtjen e të drejtave të qytetarëve për liri

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...