Agjencia Zhurnal.KS
Bota Kronika Maqedoni

Konfirmohet: Ky është 20 vjeçari nga Maqedonia që mbrëmë kreu terror në Vjenë (emri+foto)

Austri, 3 nëntor – Zhurnal.mk – Pesë persona kanë vdekur duke përfshirë dhe sulmues, si dhe 17 të tjerë janë plagosur nga sulmi i mbrëmshëm terrorist në Vienë, informon Zhurnal.

Një nga sulmuesit siç është konfirmuar edhe nga MPB-ja austriane, është edhe një 20 vjeçar nga Maqedonia e Veriut.

Agjencia e Lajmeve Zhurnal mëson se bëhet fjalë për Kujtim Fejzullain , 20 vjeçar nga Tetova, cili edhe më parë kishte patur qëllime terroristike. Ai më parë ishte dënuar me burg prej 22 muajve përshkak se kishte tentuar të udhëtojë në Siri për t’iu bashkangjitur grupit të shtetit islamik. Ai u burgos në prill të vitit të kaluar por u lëshua në dhjetor përshkak ligjit për të mitur.

Këtë e ka konfirmuar edhe ministri i brendshëm i Austrisë, Karl Nehammer i cili tha se sulmuesi tanimë i vdekur, vinte nga Maqedonia e Veriut dhe më parë ishte dënuar përshkak se kishte tentuar ti bashkangjitet një organizate terroriste.

Policia ka bastisur 15 shtëpi dhe janë arrestuar disa njerëz. Sulmuesi sipas të dhënave, ishte i pajisur me jelek shpërthyes, pushkë automatike dhe hanxhar./Zhurnal.mk

Postime të ngjashme

Editorial / Reflektimi i Albin Kurtit mund të vijë edhe tek ne

R Zh

Afrikë, shkon mbi 110 mijë numri i vdekjeve nga COVID-19

S.B.

Vendimi për lockdownin gjatë pashkëve, Merkel u kërkon falje gjermanëve

S.B.

Borell: BE synon krijimin e rrjetit për parandalimin e sulmeve kibernetike

S.B.

Dimitrov: Shtyerja e bisedimeve me BE-në krijon probleme besueshmërie

admin

Fajon: Vetoja bullgare për Maqedoninë e Veriut është jopërgjegjëse

admin

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...