Shkup, 9 nëntor – Ridvan Bajrami emërohet drejtor i Toksikologjisë në Shkup. Sot ministria e shëndetësisë ka bërë të ditur se Bajrami është emëruar në këtë drejtori ndërkohë që me këtë rast konfirmohet edhe lajmi i Agjencisë së lajmeve Zhurnal publikuar në fillim të këtij muaji ku shkroi për emërimin e disa drejtorëve të rinjë e në mesin e tyre edhe të Ridvan Bajramit.
Ridvan Bajrami kuadër nga Lëvizja Besa, është nga Shkupi dhe postin e drejtorit e ka marrë edhe zyrtarisht gjatë ditës së sotme.