Agjencia Zhurnal.KS
Kosovë Kronika

Konflikt mes dy kosovarëve në autostradën Milot-Morinë – Plagoset njëri

Një plagosje me mjet të mprehtë (thikë) ka ndodhur në autostradën Milot-Morinë, ku të përfshirë në këtë konflikt ishin dy kosovarë, njofton Insajderi.

Kështu ka bërë të ditur Policia e Kukësit, nga ku njoftohet se një 40-vjeçar, banues në Fushë-Kosovë, është arrestuar pasi ka tentuar të vrasë me thikë një person, duke e lënë të plagosur.

Në pranga ka rënë shtetasi I. R., i cili sipas policisë, ka penguar 43-vjeçarin S. B. të bëjë parakalim në autostradën Milot-Morinë.

Për pasojë, të dy shtetasit kosovarë kanë ndaluar te trau dhe janë konfliktuar.

Njoftimi i policisë:

Tentoi të vriste me mjet të mprehtë thikë një shtetas, pas një konflikti të çastit, vihet në pranga.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Kukës arrestuan në flagrancë shtetasin I. R., 40 vjeç, banues në Podujevë, Kosovë.

Në autostradën Milot-Morinë, shtetasi S. B. ka qenë duke udhëtuar me mjet dhe për shkak se shtetasi I. R. e ka penguar për të bërë manovrën e parakalimit, të dy kanë ndaluar mjetet te trau dhe pas konfliktit të çastit, shtetasi I. R. ka tentuar të vrasë me mjet të mprehtë thikë shtetasin S. B., 43 vjeç, banues në Fushë-Kosovë, duke e lenë të plagosur.

Shtetasi S. B. ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ai u procedua në gjendje të lirë, pasi ka goditur me grushte shtetasin I. R., duke i shkaktuar dëmtime në fytyrë.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kukës, në ngarkim të shtetasit I. R., për veprën penale “Vrasja me dashje”, mbetur në tentativë dhe në ngarkim të shtetasit S. B., për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje”.

Postime të ngjashme

Humbin jetën edhe 17 persona nga coronavirusi në Kosovë – konfirmohen 781 raste të reja

S.B.

Haradinaj: Nuk kishim tjetër zgjidhje pos të përballemi me Serbinë

S.B.

Edita Tahiri reagon ndaj deklaratës së Edi Ramës për Kosovën

S.B.

Kurti bën homazhe te varret e presidentit Ibrahim Rugova dhe veprimtarit Adem Demaçi

S.B.

Seanca e Gjykatës së Hagës, avokati i Thaçit: Na jepni materialet që kërkojmë

S.B.

Hoxhaj përkujton 22 vjetorin e bombardimeve të NATO-s: Mision historik në mbrojtjen e të drejtave të qytetarëve për liri

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...