Agjencia Zhurnal.KS
Maqedoni

Kreu i BFI H. Hfz. Shaqir ef. Fetai dënon sulmin terrorist në Vjenë

Shkup, 3 nëntor, zhurnal.mk – Kreu i Bashkësisë Fetare Islame të Republikës së Maqedonisë së Veriut, H. Hfz. Shaqir ef. Fetai, i ka dënuar sulmet terroriste në Vjenë dhe ka ngushëlluar familjet e viktimave. Në një postim në rrjetet sociale Kreu i BFI ka thënë se muslimanët e Maqedonisë së Veriut ndajnë dhimbjen me familjet e sulmit në Vjenë.

Më tej ai ka shtuar: “Me keqardhje të thellë mësuam lajmin për sulmin terrorist në Vjenë të Austrisë. Ndajmë dhimbjen me familjet e viktimave dhe tërë popullin Austriak dhe në të njëjtën kohë dënojmë ashpër çdo vepër dhe akt të dhunës që bëhet në emër të Islamit dhe muslimanëve dhe ka për synim të marrë jetën e njerëzve, dëmtimin e objekteve fetare, të krijojë kaos dhe terror në rrugët e Evropës, të lëkundë themelet e tolerancës ndërfetare dhe të ngjallë pabesi tek komuniteti mysliman në përgjithësi.

Kreu i BFI H. Hfz. Shaqir ef. Fetai gjithashtu ka dënuar edhe sulmin në Kabull të Afganistanit, ku në një panair të librit mbetën të vrarë mbi 22 persona. “Sulmit në Vjenë, i parapriu një masakër në qytetin e Kabulit në Afganistan, ku në panairin universitar të librit, u vranë mbi 22 vetë. Kjo flet qartë për ideologjinë e sulmuesve, veprat e të cilëve janë qyqare, të pa pranueshme dhe të ndaluara sipas gjitha mësimeve të islamit. Lusim të Madhin Zot vepra të këtilla mos të përsëriten në të ardhmen.”

Postime të ngjashme

Editorial / Reflektimi i Albin Kurtit mund të vijë edhe tek ne

R Zh

Dimitrov: Shtyerja e bisedimeve me BE-në krijon probleme besueshmërie

admin

Fajon: Vetoja bullgare për Maqedoninë e Veriut është jopërgjegjëse

admin

Milloshoski: Nuk pranoj regjistrues në shtëpi nëse nuk është vaksinuar

admin

Limani: Sot unë, nesër Izet Mexhiti, Blerim Bexheti, Sadulla Duraku, Musa Xhaferi, mund të largohen nga BDI-ja

admin

Kaevski: Deputetët e VMRO-DPMNE-së, Aleanca dhe e Majta të qëndrojnë në anën e qytetarëve

admin

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...