Agjencia Zhurnal.KS
Maqedoni

Kreu i VMRO, Mickoski në takim me Varhejin

Shkup, 7 tetor – Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristian Mickoski në takimin e sotëm me komisarin për fqinjësi dhe zgjerim të Bashkimit Evropian, Iliver Varheji ka shfaqur shqetësim për dobësitë de keqpërdorimet e mekanizmave dje institucioneve nga ana e pushtetit, si dhe për dobësitë dhe përballje  të pamjaftueshme me korrupsionin i cili është përhapur në të gjitha fushat.

Lideri i partisë opozitare, siç theksohet në kumtesën e VMRO-DPMNE-së, ka shfaqur shqetësim edhe për keqpërdorimin e miratimit të ligjeve me procedurë të shkurtuar me flamurin evropian si dhe progresin e dobët në përmirësimin e cilësisë së ajrit dhe uljen e ndotjes.

Mickoski ka theksuar se pushteti nuk di të përballet me Kovid-19 dhe për shkak të paaftësisë së tyre numri i të infektuarve dhe të vdekurve është në nivel shumë të lartë. Lidhur me pandeminë, sipas tij, nuk po ndërmerret asgjë si edhe në planin shëndetësor ashtu edhe në atë ekonomik.

Në takim, Mickoski dhe Varheji kanë shkëmbyer mendime edhe për ngjarjet aktuale dhe gjendjen në rajon.

Në akim Mickoski ka theksuar se VMRO-DPMNE si parti politike ka politika të qarta dhe konkrete të cilat do a nxjerrin Republikën e Maqedonisë në rrugë të drejtë, si dhe kanë ndikim në anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Postime të ngjashme

Editorial / Reflektimi i Albin Kurtit mund të vijë edhe tek ne

R Zh

Dimitrov: Shtyerja e bisedimeve me BE-në krijon probleme besueshmërie

admin

Fajon: Vetoja bullgare për Maqedoninë e Veriut është jopërgjegjëse

admin

Milloshoski: Nuk pranoj regjistrues në shtëpi nëse nuk është vaksinuar

admin

Limani: Sot unë, nesër Izet Mexhiti, Blerim Bexheti, Sadulla Duraku, Musa Xhaferi, mund të largohen nga BDI-ja

admin

Kaevski: Deputetët e VMRO-DPMNE-së, Aleanca dhe e Majta të qëndrojnë në anën e qytetarëve

admin

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...