Agjencia Zhurnal.KS
Kuriozitete

Krijohet pajisja që ndalon përplasjen e asteroidëve

Një ekip shkencëtarësh i Riga Technical University, po punon mbi një teknologji të re, falë të cilës një ditë do të arrihet të ndalohet përplasja e asteroidëve me Tokën, një frikë e hershme kjo e njerëzimit. Pajisja e saktësisë së lartë po përmirësohet, ndërsa për momentin është duke u përdorur për të gjurmuar satelitët.

Këtë vit, kompania fitoi një kontratë me Agjensinë Hapësinore Europiane për zhvillimin e një pajisjeje e cila të arrijë të ndryshojë trajektoren e një asteroid përpara se ai t`i afrohet rrezikshëm planetit tonë. NASA planifikon ta nisë pjesën e parë të misionit të Vlerësimit të Ndikimit dhe Shmangies së Asteroidëve – i njohur si Test i Rivendosjes së Dyfishtë të këtyre trupave qiellore, më 22 korrik të vitit 2021 me një raketë Falcon 9 që i përket manjatit të teknologjisë Elon Musk. Sonda 500 kilogramësh e pajisur me kamera do të fluturojë drejt një asteroidi të quajtur Didymos dhe do të përplaset me të, duke u përpjekur ta largojë nga rruga e tij e tanishme, e cila e bën që të kalojë shumë pranë Tokës pas 100 vjetësh. Kohëmatësit e eventeve të hapësirës, Eventech po zhvillohen për misionin qendror HERA, i cili është planifikuar të nisë pesë vjet më vonë, e do të përcaktojë nëse misioni i parë ka pasur sukses.

Postime të ngjashme

Zgjidhni një flutur dhe zbuloni anët e fshehura të personalitetit tuaj

S.B.

Nusja e bllokuar nga përmbytjet në Australi dërgohet me helikopter në dasmë

S.B.

Një “Rapunzel” në jetën reale, nuk i shkurtoi flokët për 17 vjet

admin

Ja si do të duket qyteti i parë në Mars!

admin

Inskenoi rrëmbimin për të mos shkuar në punë, nuk ia mori mendja se do t’i kushtojë shtrenjtë – policia në Arizona zbuloi të vërtetën

S.B.

Burri nuk arriti të hapte parashutën, instruktori e filmoi atë duke e shpëtuar

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...