Agjencia Zhurnal.KS
Showbiz

Krijuesi i ‘Scooby-Doo’, Ken Spears ndërron jetë në moshën 82 vjeçare

Ken Spears, njëri nga ideatorët e filmit të famshëm për fëmijë ‘Scooby-Doo”, ka vdekur në moshën 82 vjeçare.

Djali i tij, Kevin, ka konfirmuar lajmin për Variety dhe The Hollywood Reporter që Spears ka vdekur të premten nga ndërlikimet që lidhen me demencën e trupit Lewy.

“Ken gjithmonë do të kujtohet për punën e tij, dashurinë dhe besnikërinë ndaj familjes”, ka thënë Kevin Spears. “Ken nuk ka bërë gjëra të bukura vetëm për familjen, por ai ka prekur të gjitha si krijues i Scooby Doo. Ishte një model për gjithë jetën dhe ai do të vazhdojë të jetojë në zemrat tona”.

Sipas Variety, Spears ka lënë pas dy djem, Kevin dhe Chris.

I njëjti krijoi filmin ‘Scooby Doo, Where Are You’ në vitin 1969 së bashku me Joe Ruby.

Dyshja e famshme po ashtu kanë krijuar edhe “Dynomutt” dhe “Jabberjaw” për CBS dhe Hanna-Barbera.

Ruby ndërkohë vdiq në gusht në moshën 87 vjeçare.

Postime të ngjashme

Motra e Dua Lipës, Rina bëhet imazh i fushatës së re reklamuese të pijes “Coca-Cola”

S.B.

Princi Harry me punë të re në organizatën bamirëse “BetterUp”

S.B.

Ka vdekur aktori George Segal

S.B.

Bebe Rexha dhe marka e atleteve “Puma” bashkëpunojnë në koleksionin “Power”

S.B.

Kim Kardashian ndërton një qytezë në miniaturë në rezidencën e saj luksoze në Kaliforni

S.B.

Dua Lipa së shpejti do të sjellë një këngë të re, shpreson të mbajë turne në shtator

admin

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...