Agjencia Zhurnal.KS
Bota

Krivokapiq shpalos programin qeverisës dhe përbërjen e qeverisë së re në Mal të Zi

Presidenti i Malit të Zi, Millo Gjukanoviq, do të marrë pjesë në seancën parlamentare, në të cilën mandatari Zdravko Krivokapiq do të prezantojë ekspozenë dhe përbërjen e qeverisë së re.

Është paralajmëruar se seanca që do të fillojë sot, për shkak të interesimit të numrit të madh të deputetëve për të debatuar, do të zgjasë të paktën dy ose tri ditë, transmeton Telegrafi.

Në ekspoze, Krivokapiq ka theksuar se prioritet i qeverisë së re do të jetë ekonomia, lufta kundër COVID-19 dhe sundimi i ligjit.

“Do të mundohemi të shohim atë që është më e mira, të veprojmë me qëllime të mira, në mënyrë që rezultatet do të qonin deri te një zgjidhje që të gjithë ne do të na siguronte prosperitet, përparim të dukshëm dhe cilësi të jetës sipas standardeve evropiane”, ka shtuar Krivokapiq.

Postime të ngjashme

Afrikë, shkon mbi 110 mijë numri i vdekjeve nga COVID-19

S.B.

Vendimi për lockdownin gjatë pashkëve, Merkel u kërkon falje gjermanëve

S.B.

Borell: BE synon krijimin e rrjetit për parandalimin e sulmeve kibernetike

S.B.

Blinken vazhdon presionin ndaj Berlinit mbi ”Nord Stream 2”

S.B.

SHBA i kërkon Johnson & Johnson respektimin e kontratave të furnizimit

S.B.

Merkel kthen mbrapsht vendimin për mbyllje totale gjatë Pashkëve

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...