Agjencia Zhurnal.KS
Bota

Kryeekonomistja e FMN shpallet gruaja e vitit nga “Vogue India”

Kryeekonomistja e Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN), Gita Gopinath është votuar si liderja e mendimit botëror nga “Vogue India”.

Ajo është spikatur si një nga gratë e shquara të vitit 2020, në edicionin indian të revistës prestigjioze “Vogue”.

Indo-amerikania 48-vjeçare, është gruaja e parë që zuri këtë pozicion brenda institucionit ekonomik, pas marrjes së detyrës në janar 2019, një vit para se pandemia Covid-19 të trazonte ekonominë globale, duke shkaktuar një krizë të paparë.

Që nga ajo kohë, ajo rregullisht u bën thirrje vendeve të shpenzojnë për të ndihmuar ekonominë të rimëkëmbet dhe të mbështesë popullatat, duke shprehur keqardhje për rritjen e pabarazive.

“Disa vendime nuk mund të shtyhen më. Një rimëkëmbje më e gjelbër është e nevojshëm për të parandaluar rreziqet katastrofike nga ndryshimi i klimës. Në të ardhmen, bota duhet të jetë më pak e pabarabartë, me qasje universale në arsim, kujdes shëndetësor dhe rrjetat e sigurisë sociale”, u shpreh Gopinath për “Vogue”.

Kujtojmë që para FMN-së, Gita Gopinath ishte profesoreshë ekonomie në Universitetin e Harvardit.

Postime të ngjashme

Afrikë, shkon mbi 110 mijë numri i vdekjeve nga COVID-19

S.B.

Vendimi për lockdownin gjatë pashkëve, Merkel u kërkon falje gjermanëve

S.B.

Borell: BE synon krijimin e rrjetit për parandalimin e sulmeve kibernetike

S.B.

Blinken vazhdon presionin ndaj Berlinit mbi ”Nord Stream 2”

S.B.

SHBA i kërkon Johnson & Johnson respektimin e kontratave të furnizimit

S.B.

Merkel kthen mbrapsht vendimin për mbyllje totale gjatë Pashkëve

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...