Agjencia Zhurnal.KS
Shqipëri

Kryemadhi pas takimit me Metën: Zgjedhjet duhet të ishin bërë para dy vitesh

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka deklaruar pas takimit me Presidentin Meta, se partia që ajo drejton është që zgjedhjet të organizohen sa më shpejtë të jetë e mundur.

Kryemadhi ka thënë se zgjedhjet do duhet të ishin bërë para dy vitesh, ndërsa shton se për opozitën e rëndësishme është të jenë të lira dhe të ndershme.

Pjesë nga deklarata e Kryemadhit:

“Zgjedhjet duhet të ishin bërë para 2 vjetëve. Nuk është çështje date por për të pasur zgjedhje të lira dhe të ndershme. I bëmë të qartë Presidentit që LSI do të zbatojë çdo vendim dhe dekret dhe do të marrë pjesë në proceset zgjedhore që do u garantojë shqiptarëve qeverinë që kanë merituar prej shumë kohësh. Sot takimi ishte vetëm për datën e zgjedhjeve.

“Ka me qindra studentë që po largohen për shkak të varfërisë. Mjekë dhe infermierë në spital ka mungesa. Sa më shpejt të bëhen zgjedhjet aq më shumë do zgjidhen problemet. Do jetë kosto për shqiptarët. Sa më shumë të zgjasë këshilli, politik aq më jetëgjatë do të jenë politikanët. Sa më shpejt zgjedhjet aq më mirë. Ne na duhet një përmbysje për të ndërtuar një sistem të ri.”

“Garancia më e madhe është fuqia që kanë shqiptarët për të ndryshuar” tha Kryemadhi.

Postime të ngjashme

Stërvitja e NATO-s në Shqipëri një ditë pas zgjedhjeve, Peleshi: Jo thjesht një stërvitje, ja çfarë domethënie ka për vendin

S.B.

“Kufizimet nuk ndryshojnë”, Komiteti Teknik i Ekspertëve: Masat në fuqi edhe për 2 javë të tjera

S.B.

Rama-Manastirliu nga Kamza: Finalizohet marrëveshja për vaksinat kineze, javën që vjen nis vaksinimi masiv

S.B.

SHBA dhuron 29 mjete të blinduara për Forcat e Armatosura të Shqipërisë

S.B.

“Hajde themi Rama ik”/ Rama në Kamëz me fëmijët, batuta: Jepu një Iphone Rakip ta shohësh sa prapa je

S.B.

Grida Duma padit Erion Veliajn për shpifje

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...