Agjencia Zhurnal.KS
Bota

Kryeministri britanik mirëpret lajmin për vaksinën kundër COVID-19

Kryeministri britanik Boris Johnson mirëpriti lajmin nga kompania farmaceutike Pfizer, se vaksina e saj ka treguar një efikasitet prej më shumë se 90% në testimet e bëra në fazën e tretë. Por ai paralajmëroi se duhet ende kohë para se ajo të bëhet realitet.

Duke folur për gazetarët në Londër, zoti Johnson tha se të dhënat e publikuara të hënën nga kompania Pfizer dhe partneri i saj gjerman BioNTech, lënë të kuptohet se vaksina është e sigurtë, por se gjetjet duhet të shqyrtohen nga palët e tjera.

Zoti Johnson theksoi se lajmi për zbulimin e vaksinës është tejet i hershëm dhe kërkohet ende shumë punë për finalizimin e vaksinës. Kryeministri tha se jehona që ka krijuar lajmi është shumë i zhurmshëm dhe se ende duhet shumë punë në arritjen e saj.

Kryeministri britanik tha se qeveria kishte porositur 40 milionë doza në fillim të vitit nga Pfizer/BioNTech, të mjaftueshme për një të tretën e popullsisë britanike. Ai tha se po ashtu ishin porositur 300 milionë doza të tjera nga pesë vaksina të tjera të mundshme, transmeton VoA.

Zoti Johnson tha se nëse vaksina nga kompania Pfizer rezulton të jetë efikase dhe merr miratimin nga të gjitha kontrollet e duhura të sigurisë, atëherë qeveria do të fillojë një program shpërndarje të vaksinave në të gjithë vendin nën administrimin e Sherbimit Kombëtar të Shendetit.

Kryeministri britanik u pyet gjatë konferencës po ashtu lidhur me zgjedhjet amerikane ku janë përcaktuar si fitues dyshja demokrate Biden-Harris. Ai i përgëzoi të dy demokratët për fitoren ndërsa u shpreh se qeveria e tij ka patur një marrëdhënie të mirë me administratën e Presidentit Trump dhe se nuk ka dyshim që marrëdhëniet e tilla të vazhdojnë edhe nën udhëheqjen e zotit Biden.

Zoti Johnson tha se ishte veçanërisht i përkushtuar për të punuar me administatën e ardhshme amerikane në përpjekjet për të luftuar kundër ndryshimeve klimatike.

Postime të ngjashme

Afrikë, shkon mbi 110 mijë numri i vdekjeve nga COVID-19

S.B.

Vendimi për lockdownin gjatë pashkëve, Merkel u kërkon falje gjermanëve

S.B.

Borell: BE synon krijimin e rrjetit për parandalimin e sulmeve kibernetike

S.B.

Blinken vazhdon presionin ndaj Berlinit mbi ”Nord Stream 2”

S.B.

SHBA i kërkon Johnson & Johnson respektimin e kontratave të furnizimit

S.B.

Merkel kthen mbrapsht vendimin për mbyllje totale gjatë Pashkëve

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...