Agjencia Zhurnal.KS
Kosovë

Kryeministrit Hotit i kërkohet publikimi i marrëveshjes Deçan-Plavë

Lidhja e Historianëve të Kosovës “Ali Hadri” dega në Deçan, ka kërkuar edhe njëherë nga kryeministri Avdullah Hoti publikimin e marrëveshjes së arritur më 9 nëntor 2020, në lidhje me ndërtimin e rrugës Deçan-Plavë, marrëveshje kjo e negociuar nga vet kryeministri.

Kryetari i Lidhjes së Historianëve të Kosovës dega ne Deçan, Shkodran Imeraj, thotë se fakt i publikimit të këtij lajmi nga kryeministri Hoti, tre ditë pas arritjes së marrëveshjes lë për të nënkuptuar se kjo e fundit nuk është në favor të qytetarëve të Deçanit.

“Marrëveshja të publikohet në tërësi. Nga kryeministri u tha se do të rehabilitohet. Ne e kemi te rehabilituar rrugën, kjo nënkupton se nuk do të asfaltohet. Pse duhet që rruga Deçan-Plavë të ketë bay pass, kur ekziston traseja e saj”, tha ai.

Për këtë Imeraj kërkoj që të dihen termat e referencës së marrëveshjes.

“Ne mendojmë se kjo marrëveshje nuk është asgjë më shumë sesa implementim i memorandumit gjerman i paraqitur më 2016 nga ish-ambasadori gjerman Peter Blomeir”, tha ai.

Ai tha se kanë kundërshtuar edhe nisjen e punimeve ne kohën sa ishte kryeministër Ramush Haradinaj, pasi siç tha ai, asnjë milimetër asfalt nuk është shtruar në zonën e veçantë.

Postime të ngjashme

Humbin jetën edhe 17 persona nga coronavirusi në Kosovë – konfirmohen 781 raste të reja

S.B.

Haradinaj: Nuk kishim tjetër zgjidhje pos të përballemi me Serbinë

S.B.

Edita Tahiri reagon ndaj deklaratës së Edi Ramës për Kosovën

S.B.

Kurti bën homazhe te varret e presidentit Ibrahim Rugova dhe veprimtarit Adem Demaçi

S.B.

Seanca e Gjykatës së Hagës, avokati i Thaçit: Na jepni materialet që kërkojmë

S.B.

Hoxhaj përkujton 22 vjetorin e bombardimeve të NATO-s: Mision historik në mbrojtjen e të drejtave të qytetarëve për liri

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...