Agjencia Zhurnal.KS
Kosovë

“Kryeparlamentarja Osmani nuk ka dërguar koment me shkrim në kushtetuese për rastin e Etem Arifit”

Artan Murati, këshilltar i kryeparlamentares, Vjosa Osmanit, ka thënë në seancën dëgjimore të Gjykatës Kushtetuese se Kuvendi i Kosovës nuk ka dërguar koment me shkrim për rastin e Etem Arifit.

Etem Arifi kishte votuar Qeverinë Hoti më 3 qershor, por gjatë asaj kohe për të ishte vendosur dënim shkak i “mashtrimeve me subvencione”.

Lëvizja Vetëvendosje ka kërkuar nga kushtetuesja që ta sqarojë votën e kontestuar të deputetit i cili tash është i burgosur, njofton Insajderi.

Sipas Muratit menjëherë pasi Kuvendi e ka kuptuar përmes mediave dënimin e deputetit Arifi, kanë filluar adresimin e kësaj çështjeje.

“Kuvendi i Kosovës nuk ka dërguar koment me shkrim në këtë rast por ne qysh kur e kemi marr vesh për çështjen e deputetit Arifi kemi marr hapa për ta adresuar këtë çështje. Më 29 prill kryetarja e Kuvendit është njoftuar përmes mediave për dënimin e deputetit Arifi.  Kryetarit të Gjykatës së Apelit Hasan Shalës i ka dërguar letër ku i ka treguar që është njoftuar nga mediat për çështjen e deputetit Etem Arifi dhe i ka kërkuar aktgjykimet të të gjitha instancat për dënimin e z.Arifit. Brenda së njëjtës ditë ato janë siguruar”, tha ai. /Insajderi.com

Postime të ngjashme

Humbin jetën edhe 17 persona nga coronavirusi në Kosovë – konfirmohen 781 raste të reja

S.B.

Haradinaj: Nuk kishim tjetër zgjidhje pos të përballemi me Serbinë

S.B.

Edita Tahiri reagon ndaj deklaratës së Edi Ramës për Kosovën

S.B.

Kurti bën homazhe te varret e presidentit Ibrahim Rugova dhe veprimtarit Adem Demaçi

S.B.

Seanca e Gjykatës së Hagës, avokati i Thaçit: Na jepni materialet që kërkojmë

S.B.

Hoxhaj përkujton 22 vjetorin e bombardimeve të NATO-s: Mision historik në mbrojtjen e të drejtave të qytetarëve për liri

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...