Agjencia Zhurnal.KS
Bota

Kryetari i Preshevës në gjendje të rëndë shëndësore në spitalin e Nishit

Kryetari i komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi ka bërë të ditur se është në gjendje të rëndë shëndetësore.

Ai po trajtohet në Spitalin e Nishit se ditë më parë ka rezultuar negativ në testin për koronavirus.

Arifi lidhur me gjendjen e tij ka shkruar në facebook:

“Të nderuar qytetar të Komunës së Preshevës

Kam obligim moral të ju njoftoj se jam në gjendje të rëndë shëndetësore dhe gjindem momentalisht nën përkujdesjen e ekipit mjekësor në Spitalin e Nishit. Edhe pse kam kryer disa ditë më parë testin për Corona me rezultat negativ, ndërkaq kam pasur përkeqësime të shëndetit dhe jam detyruar të shtrihem në Spital.

Ju përshëndes të gjithëve. Shtoni kujdesin të gjithë, ruani veten dhe familjen.”, ka shkruar Arifi.

Të nderuar qytetar të Komunës së PreshevësKam obligim moral të ju njoftoj se jam në gjendje të rëndë shëndetësore dhe…

Posted by Shqiprim Arifi on Sunday, November 15, 2020

Postime të ngjashme

Afrikë, shkon mbi 110 mijë numri i vdekjeve nga COVID-19

S.B.

Vendimi për lockdownin gjatë pashkëve, Merkel u kërkon falje gjermanëve

S.B.

Borell: BE synon krijimin e rrjetit për parandalimin e sulmeve kibernetike

S.B.

Blinken vazhdon presionin ndaj Berlinit mbi ”Nord Stream 2”

S.B.

SHBA i kërkon Johnson & Johnson respektimin e kontratave të furnizimit

S.B.

Merkel kthen mbrapsht vendimin për mbyllje totale gjatë Pashkëve

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...