Agjencia Zhurnal.KS
Maqedoni TOP LAJM

KSI nesër i propozon Qeverisë që administrata publike të punojë me ndërrime ose nga shtëpia

Shkup, 19 tetor, zhurnal.mk – Ministri i shëndetësisë, Venko Filipçe tha se një ndër masat të cilat ja ka propozuar qeverisë për miratim gjatë ditës së nesërme është që administrata publike të punojë me ndërrime ose nga shtëpia. Përpos administratës këtu përfshihen edhe të punësuarit në gjykata dhe komunat.

Ministri tha se Qeveria nesër do të vendos për pakon e masave me të cilat operatorët ekonomik të punojnë deri në orën 23 dhe të kufizohet kapaciteti i transportit publik deri në 50 për qind. Ai tha se shpreson se ndryshimet në Ligjin për mbrojtje të popullatës nga sëmundjet ngjitëse do të miratohen deri në fund të javës.

Filipçe tha se shpreson që këto masa do të jenë të mjaftueshme për të ndaluar përhapjen e koronavirusit, ndërsa shtoi se nëse nuk do të ketë rezultat atëherë hapi i ardhshëm do të jetë rikthimi i orës policore.

Postime të ngjashme

Editorial / Reflektimi i Albin Kurtit mund të vijë edhe tek ne

R Zh

Dimitrov: Shtyerja e bisedimeve me BE-në krijon probleme besueshmërie

admin

Fajon: Vetoja bullgare për Maqedoninë e Veriut është jopërgjegjëse

admin

Milloshoski: Nuk pranoj regjistrues në shtëpi nëse nuk është vaksinuar

admin

Limani: Sot unë, nesër Izet Mexhiti, Blerim Bexheti, Sadulla Duraku, Musa Xhaferi, mund të largohen nga BDI-ja

admin

Kaevski: Deputetët e VMRO-DPMNE-së, Aleanca dhe e Majta të qëndrojnë në anën e qytetarëve

admin

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...