Ministri i Ekonomisë dhe Ambientit, Blerim Kuçi, ka kërkuar që në rend të ditës të mbledhjes së Qeverisë të futet edhe plani buxhetor për “Trepçën”.
Sipas Kuçit, kjo ndërmarrje është në situatë emergjente.
Ai po ashtu ka thënë se prej programit për rimëkëmbje ekonomike janë ndarë dy programe, ajo për ndërmarrësi dhe pjesa monitoruese.
“Plotësimet në rend të ditës nuk janë të duhura, por për shkak të emergjencës së temës së ‘Trepçës’ po propozoj që të jetë pika e 19 e rendit të ditës dhe ka të bëjë për planin buxhetor dhe për ta ndihmuar ‘Trepçën’ në këtë kohë. Prej programit për rimëkëmbje ekonomike kemi ndarë dy programe, ajo për ndërmarrje dhe pjesa monitoruese”.
Kujtojmë se xhirollogaritë e ndërmarrjes u bllokuan nga përmbaruesi në fund të muajit të kaluar, për shkak të borxheve ndaj furnizuesve. /Zëri