Agjencia Zhurnal.KS
Maqedoni

Kursimtarët e dëmtuar nga Eurostandard kërkojnë shteti të gjejë mënyrë t’i dëmshpërblejë

Shkup, 5 nëntor, zhurnal.mk – Kursimtarët e dëmtuar të Eurostandard bankës, sot përmes një kumtese kërkuan shteti të gjejë mënyrë për t’i dëmshpërblyer, ndërsa pastaj, siç thonë, të futet në masën falimentuese dhe të spastrojë me krimin dhe ta arkëtojë masën falimentuese përmes mbledhjes së pasurisë personale dhe pronës familjare të cilët ishin përfshirë në krim.

Sipas tij, Banka Popullore dhe institucionet tjera relevante shtetërore janë përgjegjëse më së paku për shkak të faktit që nuk kanë reaguar në kohë ta mbrojnë pronën tonë personale – mjetet e personave fizik dhe firmat deponente të bankës dhe kanë lejuar, potencojnë, të grabitemi në tërësi.

“Raporti i udhëheqësit falimentues tregon se gjatë pandemisë jemi lënë në pamëshirshmëri të shtetit, grabitësit e bankës dhe firmave përmes të cilave janë shpërndarë mjetet tona. Faktet e raportit tregojnë se edhe kjo procedurë falimentuese nuk do të jetë e lehtë as e shpejtë pikërisht për shkak të krimit të madh i cili është bërë. Për shkak të gjithë kësaj, shteti duhet të gjejë mënyrë të na kompensojë neve deponentëve, ndërsa pastaj të hyjë në masën falimentuese dhe të spastrojë me krimin dhe ta arkëtojë masën falimentuese dhe përmes pagesës së pronës personale dhe pronës së familjeve të grabitësve të bankës, ndërsa edhe gjtihë të tjerët që janë përfshirë në krim”, citojnë nga Shoqata.

Prej atje shtojnë se shembuj të tillë dhe të ngjashëm ka shumë në vendet evropiane të cilët në tërësi i kanë dëmtuar qytetarët dhe firmat deponente në bankat e dështuara.

Shteti ynë, sipas tyre, duhet të tregojë se meriton të jetë pjesë e asaj familje evropiane me ballafaqim me krimin dhe korrupsionin nga ky skandal i madh si leksion i parë i negociatave parainkuadruese. Paralajmërojnë se lufta e tyre vazhdon derisa nuk arrijnë në qëllimin përfundimtar.

Postime të ngjashme

Editorial / Reflektimi i Albin Kurtit mund të vijë edhe tek ne

R Zh

Dimitrov: Shtyerja e bisedimeve me BE-në krijon probleme besueshmërie

admin

Fajon: Vetoja bullgare për Maqedoninë e Veriut është jopërgjegjëse

admin

Milloshoski: Nuk pranoj regjistrues në shtëpi nëse nuk është vaksinuar

admin

Limani: Sot unë, nesër Izet Mexhiti, Blerim Bexheti, Sadulla Duraku, Musa Xhaferi, mund të largohen nga BDI-ja

admin

Kaevski: Deputetët e VMRO-DPMNE-së, Aleanca dhe e Majta të qëndrojnë në anën e qytetarëve

admin

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...