Agjencia Zhurnal.KS
Maqedoni TOP LAJM

Kushtetuesja sot vendosë për iniciativën për anulimin e amnistisë të Ivanov

Shkup, 6 nëntor, zhurnal.mk – Gjykatësit kushtetues në seancën e sotme do të marrin vendim për iniciativën për vlerësimin e kushtetutshmërisë së nenit 11-a të Ligjit për plotësime të Ligjit për amnisti nga viti 2016.

Ky nen i Ligjit përcakton që presidenti i Republikës ta anulojë amnistinë e dhënë pa procedurë paraprake të amnistisë brenda 30 ditëve nga dita e miratimit të këtij ligji, dhe presidenti nuk është i detyruar ta elaborojë vendimin.

Gjykata kushtetuese filloi procedurat për iniciativën në nëntor të vitit të kaluar, por vendimi u shty për të marrë interpretim autentik të nenit 11 të Ligjit për amnisti, i cili i jep presidentit diskrecion për të dhënë amnisti pa zbatuar procedurë për amnisti.

Komisioni parlamentar Ligjdhënës-juridik atëherë vendosi që kërkesa për interpretim autentik nuk ishte e justifikuar sepse neni 11, i cili i jep presidentit diskrecionin të amnistisë, nuk ekziston aspak.

Ish presidenti Gjorgje Ivanov, duke përmendur nenin e fshirë 11 të Ligjit për amnisti, së pari amnistoi 56 persona, e pastaj në Ligj u shtua neni ri 11-a, i cili revokoi amnistinë.

Ministri i Drejtësisë Bojan Mariçiq dje në konferencë për shtyp nuk ka dashur të komentojë mbi rezultatin e seancës dëgjimore të Gjykatës kushtetuese për nismën në lidhje me nenin 11-a të Ligjit për amnisti, por, siç tha ai, është i bindur se vendimi i Gjykatës kushtetuese do të sqarojë këtë situatë.

“Ky është proces i rëndësishëm dhe ne nuk duhet të paragjykojmë se çfarë do të jetë seanca dëgjimore e Gjykatës kushtetuese në lidhje me nenin 11-a të Ligjit për amnisti në mënyrë që të mos ketë ndonjë ndikim. Nuk do të doja të komentoja. Drejtësia, shteti ligjor dhe sundimi i ligjit si parim janë më të rëndësishmet për ne. Besoj se do të kemi vendim ose një lloj sqarimi kushtetues që do të zbardh këtë situatë”, tha Mariçiq në përgjigje të pyetjes së gazetarëve.

Postime të ngjashme

Editorial / Reflektimi i Albin Kurtit mund të vijë edhe tek ne

R Zh

Dimitrov: Shtyerja e bisedimeve me BE-në krijon probleme besueshmërie

admin

Fajon: Vetoja bullgare për Maqedoninë e Veriut është jopërgjegjëse

admin

Milloshoski: Nuk pranoj regjistrues në shtëpi nëse nuk është vaksinuar

admin

Limani: Sot unë, nesër Izet Mexhiti, Blerim Bexheti, Sadulla Duraku, Musa Xhaferi, mund të largohen nga BDI-ja

admin

Kaevski: Deputetët e VMRO-DPMNE-së, Aleanca dhe e Majta të qëndrojnë në anën e qytetarëve

admin

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...