Agjencia Zhurnal.KS
Maqedoni

Kyçyk bën thirrje të mos humbet mundësia për Maqedoninë e Veriut deri në fund të vitit, Zaharieva nuk heq dorë

Shkup, 6 nëntor, zhurnal.mk – Përfaqësuesit zyrtarë bullgarë dje dolën me qëndrime lidhur me miratimin e kornizës negociuese për Maqedoninë e Veriut, me çka do të hapet rruga për mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare deri në fund të vitit, nën kryesimin gjerman me BE-në. Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, megjithatë, i porositi fqinjët që të mos jenë frena, por motori i procesit tonë të integrimit.

Eurodeputeti dhe raportues bullgar për Maqedoninë e Veriut, Ilhan Quçuk bëri thirrje që BE-ja të japë shenjë të fuqishme, proevropiane, se e sheh Maqedoninë e Veriut dhe tërë rajonin si pjesë të saj përbërëse, jo vetëm gjeografike, por edhe politike dhe ekonomike.

Deri në mbledhjen e procesit të Berlinit më 10 nëntor, nuk ka kohë për vendime madhore. Do të ishte dëm nëse humbet kjo mundësi gjatë presidencës së fortë gjermane”, tha Quçuk/

“E kuptoj që nuk është e lehtë. Por duhet të jemi të arsyeshëm. Le të bëjmë gjithçka që është e mundur… edhe Qeveria edhe politikanët të tregojnë më shumë guxim”, tha Kyçyk.

Ai si një arritje të madhe të Marrëveshjes për Fqinjësi të mirë midis Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut e sheh formulimin “e përbashkët”, sepse e kaluara e përbashkët, historia e përbashkët dhe rrënjët e përbashkëta, sipas tij, do të hedhin “baza shumë të forta për një të ardhme të përbashkët”.

“Komisionet nga pala bullgare dhe maqedonase kanë arritur shumë. Historia nuk është një temë e lehtë për të folur. Askush nuk thotë të heqim dorë nga kjo bisedë, por duhet dhënë kohë. Nëse Marrëveshja e Prespës zgjidh një problem me Republikën greke dhe e eleminon atë njëherë e përgjithmonë, duke dashur të tregojë se e kaluara e të dy palëve nuk ka asgjë të përbashkët, atëherë marrëveshja bullgare me Republikën e Maqedonisë së Veriut fillon një proces – për të thënë se gjithçka ishte e përbashkët”, tha Qyçuk

Qëllimi përfundimtar është të jemi së bashku në Bashkimin Evropian dhe ky është interesi strategjik i Bullgarisë, Maqedonisë së Veriut dhe Bashkimit Evropian, thotë eurodeputeti bullgar, por vëren se intensiteti në këtë proces është humbur.

“Ndjenjat e qytetarëve ekzistojnë në të dyja anët e kufirit dhe ne nuk duhet të luajmë me ta dhe ato diktohen nga pozicionet e paqarta se çfarë duam dhe ku duam të jetë rajoni,” shtoi Kyçyk.

Ministrja bullgare e Punëve të Jashtme, Ekaterina Zaharieva dje megjithatë tha se për momentin Bullgaria nuk mund të pajtohet për fillimin e bisedimeve për anëtarësim të Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian.

Ajo potencoi se Bullgaria i mbështet vendet e Ballkanit Perëndimor në rrugën e tyre drejtë BE-së, por theksoi se mbështetja bullgare për Maqedoninë e Veriut “asnjëherë nuk ka qenë e pakushtëzuar”.

“Ekziston Marrëveshje për miqësi dhe fqinjësi të mirë, e cila ishte nënshkruar në vitin 2017, por dispozitat nuk krahasohen. Në Shkup po tentojnë të ikin nga kjo, deklaroi Zaharieva, duke shtuar se në muajt e fundit Bullgaria disa herë ka paralajmëruar se ka mundësi që të mos e miratojë konferencën e parë ndërqeveritare ose kornizën negociuese mes Maqedonisë së Veriut dhe BE-së.

E pyetur se a është i mundshëm ndryshimi i qëndrimit të Bullgarisë rreth fillimit të bisedimeve nën presion të jashtëm, Zaharieva është kategorike se “kjo nuk do të ndodh”, duke potencuar se Qeveria bullgare është e vetme sa i përket çështjes së Maqedonisë së Veriut.

Ajo theksoi se nevojitet vullnet i mirë për zbatimin e Marrëveshjes së Fqinjësisë së Mirë, duke theksuar se “mospranimi i së vërtetës historike qon në probleme mjaft serioze në raportet mes të dyja vendeve”.

Presidenti bullgar Rumen Radev theksoi se Bullgaria është anëtare e përgjegjshme e BE-së dhe nuk do të lejojë çështje të pazgjidhura dypalëshe të minojnë unitetin e BE-së.

“Për atë qëllim, përparimi i qëndrueshëm dhe i vazhdueshëm i Republikës së Maqedonisë së Veriut është i nevojshëm në ndërtimin e marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë me Bullgarinë”, tha Radev në bisedë.

Sipas Radevit, Bullgaria pret të marrë garanci të qarta ligjore të detyrueshme nën ndikimin e faktorëve të jashtëm që uniteti i kombit bullgar dhe trashëgimia e tij kulturore dhe historike, si elementë kryesorë të identitetit kombëtar, nuk do të vihen kurrë në dyshim.

Shefi i diplomacisë Osmani bëri thirrje që “miqtë tanë evropianë ta njohin momentin dhe të mos e lëshojnë shansin që të finalizohet fundi i vitit ashtu mirë siç filloi”.

“Vendet e Ballkanit, i takojnë familjes evropiane – gjeografikisht, historikisht, në aspekt kulturordhe të vlerave, dhe ardhmërinë e tyre e shohin si pjesë e Bashkimit Evropian. Perspektiva për anëtarësim në BE është faktor mobilizues për zbatim të suksesshëm të reformave dhe ballafaqim me sfidat me të cilat përballet”, shtoi tutje Osmani.

Gjermania, e cila është kryesuese aktuale me BE-në, në disa raste theksoi se qëllimi i saj është mbajtja e konferencave të para ndërqeveritare me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë deri në fund të vitit, që do të thotë se fillim zyrtar të negociatave për anëtarësimin e dy vendeve në Union. Pas rezervave të dhëna të Sofjes lidhur me miratimin e kornizës negociuese me vendin, Gjermania i përforcoi përpjekjet diplomatike për parandalimin e vetos eventuale nga pala bullgare për fillimin e negociatave me Maqedoninë e Veriut.

Postime të ngjashme

Editorial / Reflektimi i Albin Kurtit mund të vijë edhe tek ne

R Zh

Dimitrov: Shtyerja e bisedimeve me BE-në krijon probleme besueshmërie

admin

Fajon: Vetoja bullgare për Maqedoninë e Veriut është jopërgjegjëse

admin

Milloshoski: Nuk pranoj regjistrues në shtëpi nëse nuk është vaksinuar

admin

Limani: Sot unë, nesër Izet Mexhiti, Blerim Bexheti, Sadulla Duraku, Musa Xhaferi, mund të largohen nga BDI-ja

admin

Kaevski: Deputetët e VMRO-DPMNE-së, Aleanca dhe e Majta të qëndrojnë në anën e qytetarëve

admin

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...