Agjencia Zhurnal.KS
Maqedoni TOP LAJM

Kyçyk: Duhet të jepet sinjal i qartë se vendi i Shkupit është në BE

Shkup, 5 nëntor, zhurnal.mk – Duhet të japim një sinjal të fortë, pro-evropian që Bashkimi Evropian e sheh Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe të gjithë rajonin si pjesë integrale të saj, jo vetëm gjeografikisht, por edhe politikisht dhe ekonomikisht. Deri në mbledhjen e procesit të Berlinit më 10 nëntor, nuk ka kohë për vendime madhore. Do të ishte dëm nëse humbet kjo mundësi gjatë presidencës së fortë gjermane.

Këtë e deklaroi për BNR eurodeputeti bullgar dhe raportues për Maqedoninë e Veriut në Parlamentin Evropian, Ilhan Kyçyk duke i komentuar zhvillimet midis Sofjes dhe Shkupit dhe kërcënimet bullgare për të bllokuar integrimin evropian të Maqedonisë.

“E kuptoj që nuk është e lehtë. Por duhet të jemi të arsyeshëm. Le të bëjmë gjithçka që është e mundur… edhe Qeveria edhe politikanët të tregojnë më shumë guxim”, tha Qyçuk.

Ai si një arritje të madhe të Marrëveshjes për Fqinjësi të mirë midis Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut e sheh formulimin “e përbashkët”, sepse e kaluara e përbashkët, historia e përbashkët dhe rrënjët e përbashkëta, sipas tij, do të hedhin “baza shumë të forta për një të ardhme të përbashkët”.

“Komisionet nga pala bullgare dhe maqedonase kanë arritur shumë. Historia nuk është një temë e lehtë për të folur. Askush nuk thotë të heqim dorë nga kjo bisedë, por duhet dhënë kohë. Nëse Marrëveshja e Prespës zgjidh një problem me Republikën greke dhe e eleminon atë njëherë e përgjithmonë, duke dashur të tregojë se e kaluara e të dy palëve nuk ka asgjë të përbashkët, atëherë marrëveshja bullgare me Republikën e Maqedonisë së Veriut fillon një proces – për të thënë se gjithçka ishte e përbashkët”, tha Kyçyk.

Qëllimi përfundimtar është të jemi së bashku në Bashkimin Evropian dhe ky është interesi strategjik i Bullgarisë, Maqedonisë së Veriut dhe Bashkimit Evropian, thotë eurodeputeti bullgar, por vëren se intensiteti në këtë proces është humbur.

“Ndjenjat e qytetarëve ekzistojnë në të dyja anët e kufirit dhe ne nuk duhet të luajmë me ta dhe ato diktohen nga pozicionet e paqarta se çfarë duam dhe ku duam të jetë rajoni,” shtoi Kyçyk.

Eurodeputeti bullgar dhe raportuesi për Maqedoninë e Veriut në Parlamentin Evropian beson se Brukseli e ka të vështirë të kuptojë keqkuptimet midis Sofjes dhe Shkupit dhe kërkon sjellje moderne, aktivitete konkrete brenda formateve ndërkombëtare.

Postime të ngjashme

Editorial / Reflektimi i Albin Kurtit mund të vijë edhe tek ne

R Zh

Dimitrov: Shtyerja e bisedimeve me BE-në krijon probleme besueshmërie

admin

Fajon: Vetoja bullgare për Maqedoninë e Veriut është jopërgjegjëse

admin

Milloshoski: Nuk pranoj regjistrues në shtëpi nëse nuk është vaksinuar

admin

Limani: Sot unë, nesër Izet Mexhiti, Blerim Bexheti, Sadulla Duraku, Musa Xhaferi, mund të largohen nga BDI-ja

admin

Kaevski: Deputetët e VMRO-DPMNE-së, Aleanca dhe e Majta të qëndrojnë në anën e qytetarëve

admin

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...