Agjencia Zhurnal.KS
Covid 19 Maqedoni

Laboratoria për virusologji në Shkup u vlerësua ndërkombëtarisht me sukses maksimal

Shkup, 16 shtator – Zhurnal.mk – Laboratori për virusologji pranë Institutit për shëndet publik (ISHP) e kaloi me sukses maksimal testin e jashtëm të kompetencës për detektim të SARS-CoV-2, zbatuar nga Qendra evropiane për kontroll dhe preventivë të sëmundjeve (ECDC).

Siç kumtoi Ministria e Shëndetësisë, kjo është mirë njohje jashtëzakonisht e rëndësishme me të cilën konfirmohen angazhimet e sistemit shëndetësor për përballje me virusin KOVID-19.

Ministri i Shëndetësisë, Venko FIlipçe, dje i vizitoi të punësuarit në Institut dhe ua uroi suksesin.

“Kohë më parë, ekipi i ekspertëve nga Organizata botërore e shëndetësisë e shpalli laboratorin për virusologji dhe diagnostikë molekulare pranë Institutit për shëndet publik për qendër nacionale influence dhe anëtar të barabartë të sistemit global për mbikëqyrje dhe përgjigje ndaj gripit. Për atë qëllim, ekipi i ekspertëve kreu mision për vlerësim dhe verifikim të kapaciteteve të laboratorit. E tërë kjo është edhe një konfirmim për cilësinë e rezultateve të cilat dalin nga laboratori i Institutit për shëndet publik, së bashku me konfirmimin e rezultateve nga laboratori referent i OBSH-së për detektim të SARS-CoV-2 – Modelet nga Berlini, Gjermani”, deklaroi ministri Filipçe.

Përndryshe, siç informoi Ministria e Shëndetësisë, laboratori për virusologji është i pajisur me pajisje të lartë të sofistikuar dhe reagjense dhe teste bashkëkohore dhe të validizuara, ndërsa njëherit është e ekipuar në mënyrë kadrovike me personel me përvojë dhe mirë të trajnuar.

Ky laborator është laborator referent në vend për detektim të sëmundjeve vurusologjike, përfshirë grpin, morbilin dhe rubeolën, arboviruse (ethet e Nilit, virusin usutu, virusin e encefalkit të rriqërave, ZIKA, virusin e etheve rift valej dhe të tjera), si dhe viruse të etheve hemorragjike – hantavirus, ethet krime-kongoane dhe të tjera, shtohet në kumtesën e Ministrisë së Shëndetësisë

Postime të ngjashme

Editorial / Reflektimi i Albin Kurtit mund të vijë edhe tek ne

R Zh

Dimitrov: Shtyerja e bisedimeve me BE-në krijon probleme besueshmërie

admin

Fajon: Vetoja bullgare për Maqedoninë e Veriut është jopërgjegjëse

admin

Milloshoski: Nuk pranoj regjistrues në shtëpi nëse nuk është vaksinuar

admin

Limani: Sot unë, nesër Izet Mexhiti, Blerim Bexheti, Sadulla Duraku, Musa Xhaferi, mund të largohen nga BDI-ja

admin

Kaevski: Deputetët e VMRO-DPMNE-së, Aleanca dhe e Majta të qëndrojnë në anën e qytetarëve

admin

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...