Agjencia Zhurnal.KS
Teknologji

Lansimi i iPhone 12, Apple e detyruar të kthejë vendimin rreth kufjeve

Apple ditë më parë ka zbuluar iPhone 12, duke prezantuar katër modele duke përfshirë iPhone 12 dhe iPhone 12 Pro të cilat janë të hapura për para-porositje qysh tani, si dhe iPhone 12 Mini dhe iPhone 12 Pro Max të cilët do të jenë në dispozicion për para-porositje muajin tjetër.

Teksa ata u prezantuan, aksesorët brenda kutisë mungojnë kësaj here – pa kufje dhe as ngarkues të përfshirë në kuti, transmeton Telegrafi.

Sidoqoftë, Apple është duke u detyruar të përfshijë kufje – por jo për të gjithë.

Arsyeja që aksesorët u tërhoqën sipas Apple, është që të përpiqet të arrijë qëllimin e saj të ruajë sa më shumë ambientin.

Por, në Francë, gjiganti i teknologjisë po detyrohet të dërgojë telefonin me EarPods në kuti.

MacRumors raporton se në vitrinën franceze të Apple, iPhone i ri përfshin EarPods për shkak të ligjit francez bazuar në mbajtjen e përdoruesve të sigurt nga rrezatimi elektromagnetik.

Aksesorët e Apple janë akoma të disponueshëm për tu blerë veçmas, përfshirë AirPod-et e saj pa tel, duke çuar në një debat nëse pajisjet e kutisë janë apo jo të nevojshme.

Cilido qoftë mendimi juaj, nëse jeni diku tjetër përveç Francës, nuk keni zgjedhje në këtë çështje; nëse nuk keni aksesorë të Apple, do t’ju duhet t’i blini veç e veç.

Postime të ngjashme

Tesla pranon bitcoin për shitjen e veturave

S.B.

Përdoruesit e Android-it raportojnë një numër problemesh me aplikacionet e tyre – ja si të zgjidhet problemi

S.B.

SpaceX shpreson të “lëshojë dhe zbresë” një prototip të ri të Starship këtë javë – pas shpërthimit të tri të tjerave

S.B.

Samsung dëshiron të sjellë një telefon inteligjent që paloset dy herë

S.B.

Shitet për 2.9 milionë dollarë postimi i parë në Twitter

S.B.

Nëse identifikoheni me më shumë se gjysmën e këtyre gjërave, ju jeni të fiksuar pas mediave sociale

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...