Agjencia Zhurnal.KS
Shqipëri

Larg Tiranës, vendoset fati i Rudina Hajdarit pak muaj para zgjedhjeve të 25 prillit

Partia e sapokrijuar në Shqipëri “Nisma Thurje”, ku është bërë pjesë ish-deputetja e Partisë Demokratike, Rudina Hajdari,  ka ndërtuar strategjinë e saj dhe ka ndarë detyrat kryesore para zgjedhjeve të 25 prillit 2021.

Kreu i Nismës, Endri Shabani ka zbuluar se ai është zgjedhur kryetar i partisë nga grupi nismëtar, dhe deputetja Rudina Hajdari do të drejtojë fushatën në Shkodër.

“Për shkak të formalizmit grupi nismëtar më ka zgjedhur mua si kryetar. Hajdari do të jetë kryesuese e fushatës në Shkodër dhe do të jetë kandidate atje”, – tha Shabani, duke shtuar se ai vetë nuk do të kandidojë i pari në asnjë zonë zgjedhore.

Endri Shabani deklaroi se bashkëpunimi me Hajdarin, ka nisur kur deputetja ka qenë bashkëkryetare e Komisionit të Posaçëm për Reformën Zgjedhore.

“Hajdari nuk ka qenë pjesë e Nismës Thurje, ka qenë bashkëkryetare e komisionit për reformën zgjedhore. Aty ka nisur edhe bashkëpunimi ynë”, – u shpreh Shabani për Report.

Lidhur me angazhimin në politikë, ai tha:

“Kemi bërë edhe një sondazh për të parë se çfarë duhet të bënim për tu futur apo jo në zgjedhje. Propozimi i qytetarëve ka qenë që duhet të futemi”.

Sakaq, Rudina Hajdari refuzoi të ndiqte deputetët e tjerë të PD-së, për të djegur mandatet dhe është aktualisht pjesë e Kuvendit, në atë që konsiderohet “opozita e re parlamentare.

Postime të ngjashme

Stërvitja e NATO-s në Shqipëri një ditë pas zgjedhjeve, Peleshi: Jo thjesht një stërvitje, ja çfarë domethënie ka për vendin

S.B.

“Kufizimet nuk ndryshojnë”, Komiteti Teknik i Ekspertëve: Masat në fuqi edhe për 2 javë të tjera

S.B.

Rama-Manastirliu nga Kamza: Finalizohet marrëveshja për vaksinat kineze, javën që vjen nis vaksinimi masiv

S.B.

SHBA dhuron 29 mjete të blinduara për Forcat e Armatosura të Shqipërisë

S.B.

“Hajde themi Rama ik”/ Rama në Kamëz me fëmijët, batuta: Jepu një Iphone Rakip ta shohësh sa prapa je

S.B.

Grida Duma padit Erion Veliajn për shpifje

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...