Agjencia Zhurnal.KS
Bota

Lavrov paralajmëron sanksione kundër zyrtarëve gjermanë e francezë

Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov, tha se Moska do të ndërmarrë veprime ndëshkuese kundër zyrtarëve gjermanë dhe francezë, në shenjë hakmarrjeje për sanksionimin e disa zyrtarëve rusë.

Muajin e kaluar, Bashkimi Evropian dhe Mbretëria e Bashkuar u kanë ngrirë asetet dhe u kanë vënë ndalesa udhëtimi gjashtë zyrtarëve rusë, që besohet se janë përgjegjës për “tentim-vrasjen” e kritikut të Kremlinit, Aleksei Navalny.

Navalny është sëmurë në një fluturim nga Siberia në Moskë më 20 gusht dhe ka kaluar gati tri javë në gjendje kome.

Dy ditë më vonë, ai është transferuar në spitalin Charite të Berlinit, ku mjekët kanë gjetur gjurmë të agjentit nervor Noviçok në trupin e tij.

Gjetjet e tyre janë konfirmuar në mënyrë të pavarur edhe nga Organizata për Ndalimin e Armëve Kimike.

“Meqenëse Gjermania ishte një lokomotivë e sanksioneve të Bashkimit Evropian, për shkak të rastit Navalny, dhe meqenëse sanksionet shënjestrojnë punonjësit kryesorë të zyrës presidenciale të Federatës Ruse, sanksionet tona do të jenë të barabarta”, tha Lavrov, duke shtuar se ato do të godasin punonjësit e administratave të udhëheqësve të Gjermanisë dhe Francës.

Lavrov po ashtu sugjeroi se Navalny mund të jetë helmuar me agjent nervor ose në klinikën Charite në Berlin, ose në bordin e avionit që e ka transportuar në Berlin.

Navalny, i cili vazhdon të qëndrojë në Gjermani, e ka fajësuar presidentin rus, Vladimir Putin, për urdhërimin e sulmit me helm, ndërsa Kremlini ka mohuar çdo përfshirje.

Postime të ngjashme

Afrikë, shkon mbi 110 mijë numri i vdekjeve nga COVID-19

S.B.

Vendimi për lockdownin gjatë pashkëve, Merkel u kërkon falje gjermanëve

S.B.

Borell: BE synon krijimin e rrjetit për parandalimin e sulmeve kibernetike

S.B.

Blinken vazhdon presionin ndaj Berlinit mbi ”Nord Stream 2”

S.B.

SHBA i kërkon Johnson & Johnson respektimin e kontratave të furnizimit

S.B.

Merkel kthen mbrapsht vendimin për mbyllje totale gjatë Pashkëve

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...