Agjencia Zhurnal.KS
Maqedoni

LD: Bullgaria do të prishë stabilitetin në Ballkan

Shkup, 8 nëntor – LD beson se bllokimi i rrugës evropiane të Maqedonisë nga Bullgaria është një gabim katastrofik me pasoja të rënda për marrëdhëniet midis dy vendeve dhe popujve dhe do të reflektojë në stabilitetin e Ballkanit në tërësi.

“Të mohosh ekzistencën e popullit maqedonas dhe gjuhës maqedonase është një manifestim i nacionalizmit dhe shovinizmit. Kjo ofensivë e qeverisë Bullgare, ndër të tjera, është për shkak të frikës së pabazuar të prishjes së kufijve midis Maqedonisë dhe Bullgarisë pas hyrjes së Maqedonisë në BE, si dhe vlerësimit të ulët të partisë nacionaliste të udhëhequr nga Karakachanov në Bullgari, nga e cila varet mbijetesa e Qeverisë së “Bojko Borisov”, thuhet në deklaratën e partisë LD të Pavle Trajanov.

LD beson se Qeveria e Maqedonisë duhet të shpallë qartë dhe me zë të lartë se nuk ka bisedime dhe negociata për popullin maqedonas dhe gjuhën maqedonase.

“Maqedonia as deri më tani dhe as në të ardhmen nuk do të ndërhyjë në punët e brendshme të vendeve të tjera dhe as nuk ka pretendime territoriale. Gjithçka që është arritur në tridhjetë vitet e fundit në marrëdhëniet midis Maqedonisë dhe Bullgarisë, tani qëndron në këmbë xhami dhe kjo varet nga populli dhe qeveria bullgare nëse gjithçka do të shembet”, theksojnë nga partia e Pavle Trajanov.

LD sugjeron që diplomacia jonë të fillojë një ofensivë për të shpjeguar kërkesat absurde të Bullgarisë ndaj vendeve anëtare të BE dhe më gjerë dhe që Parlamenti të miratojë një Rezolutë që thotë se Maqedonia mbetet në rrugën europiane.

Postime të ngjashme

Editorial / Reflektimi i Albin Kurtit mund të vijë edhe tek ne

R Zh

Dimitrov: Shtyerja e bisedimeve me BE-në krijon probleme besueshmërie

admin

Fajon: Vetoja bullgare për Maqedoninë e Veriut është jopërgjegjëse

admin

Milloshoski: Nuk pranoj regjistrues në shtëpi nëse nuk është vaksinuar

admin

Limani: Sot unë, nesër Izet Mexhiti, Blerim Bexheti, Sadulla Duraku, Musa Xhaferi, mund të largohen nga BDI-ja

admin

Kaevski: Deputetët e VMRO-DPMNE-së, Aleanca dhe e Majta të qëndrojnë në anën e qytetarëve

admin

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...