Agjencia Zhurnal.KS
Kulturë

Libër për Arbnin politik e kishtar: Mesjeta, e vetmja kohë kur ishim të njëkohshëm me botën

Profesori Aurel Plasari ka publikuar një libër të ri mbi Arbnin historik, gjeografik, kishtar dhe politik. Studimi i tij hedh dritë mbi pauzën historike të nëntë shekujve të errët për historinë e trevës shqiptare.

“Mesjeta ka qenë një kohë që kemi qenë të njëkohshëm të paktën me zonat italike. Shkatërrimi erdhi pas motit të madh, që ishte shekulli i luftërave dhe me pas me pushtimin nga Perandoria Osmane. Pavarësisht nga sa thonë osmanofilet, pati dëme”, thotë Plasari.

Ai përgjigjet edhe për debatin mbi shtatoren e Skënderbeut në Prizren.

“Ai është një debat që nuk është shqetësues. Ka edhe momente të tilla. Në fakt ne e kemi ngushtuar shumë këndin dhe artin e kuptojmë vetëm në tipare ngjashmërie. Kemi mbetur vetëm të realizmi socialist. I kemi gjithë shtatoret me burra në këmbë – Ahmet Zogu, Ismail Qemali, Lasgushi, Kuteli, janë të gjithë burra në këmbë. Nuk po them t’i ulim, por po them që duhet edhe të emancipohemi e t’i konceptojmë edhe ndryshe”.

Plasari dha edhe një përgjigje për debatin e ngritur mbi dosjet për Camajn e Koliqin. Sipas tij, ai i ka njohur të dy dhe ka bërë përpjekje që të dy t’i nxjerrë nga harresa, në vitet 1990.

“Kam shkruar për Ernest Koliqin dhe prozën e tij dhe për Martin Camajn. Për Camajn kam thënë që është shelbuesi i të tijve në një shkrim që kam bere për veprën e tij. Unë them që duhen hapur dosjet e shkrimtarëve por ama, të hapen për të parë dhe për të kuptuar veprën”, deklaron ndër të tjera Plasari. /News 24/

Postime të ngjashme

Anulohet Festivali i Rokut në Gjenevë

S.B.

Futet në librin e rekordeve Guiness, shitet piktura më e madhe në botë për 62 milionë dollarë në Dubai

S.B.

Garvanliev të mbetet përfaqësuesi i Maqedonisë së Veriut në Eurosong 2021

T E

Librat e Kunderës, betejë e përjetshme e njeriut me sistemin

S.B.

Vdes poeti dhe eseisti i njohur polak, Adam Zagajewski

S.B.

Shoqata Tradita e organizoi Edicionin V të manifestimit letrar ndërkombëtar Shtigje poetike

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...