Agjencia Zhurnal.KS
Bota

Ligjvënësit amerikanë ndalojnë tërheqjen e trupave nga Gjermania

Ligjvënësit amerikanë përmbyllën një version përfundimtar të një projektligji të shpenzimeve për mbrojtjen, në shifra rekord, që do të ndalojë edhe tërheqjen e planifikuar të trupave nga Gjermania.

Legjislacioni, i cili ende nuk është miratuar nga Kongresi, do të ndalonte tërheqjen e 34 500 trupave amerikane nga Gjermania dhe vende të tjera, brenda 120 ditëve, pasi sekretari i Mbrojtjes i paraqiti Kongresit një analizë të ndikimit të tërheqjes.

Grupi dypartiak i ligjvënësve përgjegjës për hartimin e legjislacionit njoftoi marrëveshjen, pavarësisht se Trump kërcënoi të vinte veton nëse nuk përfshinte kufizime mbi kompanitë e medieve sociale, por që nuk janë të lidhura me shpenzimet e mbrojtjes.

Projektligji rrezikon të irritojë më tej Trumpin, i cili pritet të largohet nga posti në më pak se dy muaj.

Në korrik, SHBA tha se planifikonte tërheqjen e trupave nga Gjermania, bashkë me disa të tjerë të dërguar në vendet e NATO-s.

Legjislacioni gjithashtu imponon një kufizim 90-ditor për 28 500 trupat amerikane të vendosura në Korenë e Jugut.

Trump njoftoi planet për tërheqje të pjesshme në qershor mes një grindjeje afatgjatë me Berlinin mbi shpenzimet e tij të mbrojtjes, e cila është shumë poshtë synimit të NATO-s, që parashikon 2% të PBB-së./atsh

Postime të ngjashme

Afrikë, shkon mbi 110 mijë numri i vdekjeve nga COVID-19

S.B.

Vendimi për lockdownin gjatë pashkëve, Merkel u kërkon falje gjermanëve

S.B.

Borell: BE synon krijimin e rrjetit për parandalimin e sulmeve kibernetike

S.B.

Blinken vazhdon presionin ndaj Berlinit mbi ”Nord Stream 2”

S.B.

SHBA i kërkon Johnson & Johnson respektimin e kontratave të furnizimit

S.B.

Merkel kthen mbrapsht vendimin për mbyllje totale gjatë Pashkëve

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...