Agjencia Zhurnal.KS
Bota

Ligjvënësit shfuqizojnë kualifikimin e disa anëtarëve të Këshillit Legjislativ

Ligjvënësit kinezë votuan të mërkurën për të miratuar një vendim mbi shfuqizimin e kualifikimit të anëtarëve të Këshillit Legjislativ të Rajonit të Posaçëm Administrativ të Hong-Kongut.

Në vendim thuhet se ligjvënësit që mbështesin të ashtuquajturën “pavarësi të Hong-Kongut” dhe kërkojnë ndërhyrje të jashtme në punët e Hong-Kongut, do të përjashtohen menjëherë.

Vendimi u miratua në sesionin e 23-të të Komitetit të Përhershëm të Asamblesë Kombëtare Popullore (AKP) të legjislaturës së 13-të, organi më i lartë ligjvënës i Kinës. Ky sesion mbylli punimet të mërkurën.

Vendimi rendit rrethanat që konsiderohen shkelje, si mbështetja e të ashtuquajturës “pavarësi e Hong-Kongut”, refuzimi i njohjes së sovranitetit të shtetit, kërkimi i ndërhyrjes në punët e Hong-Kongut nga vendet e huaja ose forcat e jashtme si dhe kryerja e veprimeve të tjera që rrezikojnë sigurinë kombëtare.

Postime të ngjashme

Afrikë, shkon mbi 110 mijë numri i vdekjeve nga COVID-19

S.B.

Vendimi për lockdownin gjatë pashkëve, Merkel u kërkon falje gjermanëve

S.B.

Borell: BE synon krijimin e rrjetit për parandalimin e sulmeve kibernetike

S.B.

Blinken vazhdon presionin ndaj Berlinit mbi ”Nord Stream 2”

S.B.

SHBA i kërkon Johnson & Johnson respektimin e kontratave të furnizimit

S.B.

Merkel kthen mbrapsht vendimin për mbyllje totale gjatë Pashkëve

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...