Agjencia Zhurnal.KS
Sport

Liverpooli e demoloi Atalantën – mirëpo spektaklin e ‘vodhi’ Jurgen Klopp në bisedën që kishte me lojtarin kundërshtar

Jurgen Klopp nuk mund të besonte se si anëtari i Atalantës, Johan Mojica ra në tokë, duke kërkuar ndërhyrje të palejueshme ndaj tij.

Liverpooli triumfoi 5-0 në udhëtim te skuadra italiane, duke marrë fitoren e tretë në po aq takime të zhvilluara në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve.

Mesfushori i Atalantës u rrëzua në fushë, pas një dueli që zhvilloi me Georginio Wijnaldumin, derisa Klopp nuk e mori me humor.

Trajneri i skuadrës angleze i reagoi lojtarit duke i thënë se ai kishte thyer hundën e tij pesë herë kur ishte lojtarë dhe nuk ishte ndaluar loja.

“A e keni seriozisht?! E kam thyer hundën time pesë herë, nuk ka qenë asnjëherë ndërhyrje e palejuar”, dëgjohet Klopp duke i thënë lojtarit.

Për atë protestë, gjermani u ndëshkua me kartonë të verdhë.

Postime të ngjashme

Policia i merr në pyetje zyrtarët e Kombëtares për rastin Muric-Zhegrova

M O

Nedved, kategorik

M O

Zyrtare: Sami Sermaxhaj emërohet trajner i Drenicës

M O

Coutinho-Odegaard, projektohet shkëmbimi

M O

Sonte miqësorja Kosovë – Lituani

M O

Vetëm pesë lojtarë nuk janë në shitje te Juventusi

M O

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...