Agjencia Zhurnal.KS
Shqipëri

Lleshaj: Është shënuar intensitet i lartë në goditjen e krimit të organizuar

Ministri Lleshaj tha se trajektorja e zhvillimit të parametrave kryesore të sigurisë publike në Shqipëri është pozitive dhe se trajektorja e zhvillimit të indikatorëve që masin krimet e rënda në vend është në ulje të dukshme

Ministri i Brendshëm i Shqipërisë, Sandër Lleshaj, gjatë interpelancës në seancën parlamentare tha se niveli i rendit dhe sigurisë publike në Shqipëri është në parametrat më të mirë historikë të regjistruar në tri dekadat e fundit, raporton Anadolu Agency (AA).

Interpelanca në Kuvendin e Shqipërisë me ministrin Lleshaj u mbajt pas kërkesës nga një grup deputetësh në lidhje me situatën e rendit dhe sigurisë publike në vend. Deputeti i opozitës, Korab Lita, u shpreh gjatë seancës se pandemia nuk duhet të shërbejë si arsye për të fshehur, sipas tij, problemet e vërteta të rendit dhe të sigurisë në vend.

Ministri Lleshaj tha se trajektorja e zhvillimit të parametrave kryesorë të sigurisë publike është pozitive dhe se trajektorja e zhvillimit të indikatorëve që masin krimet e rënda në vend është në ulje të dukshme.

Lleshaj theksoi se intensitet i lartë është shënuar në fushën e goditjes kundër krimit të organizuar me qëllim që të ngushtohen hapësirat e veprimit të krimit në Shqipëri. 

“Në periudhën janar-tetor 2020 u regjistruan 27.727 vepra penale, krahasuar me 29.583 të regjistruara vetëm një vit më parë. Sa i përket krimeve të rënda, po ashtu viti 2020 shënon ulje të mëtejshme në nivelin e krimeve të rënda në vend. Për këtë periudhë janë regjistruar 332 krime në fushën e pasurisë, është regjistruar vetëm një rast vjedhjeje në banka apo automate, nga 12 të një viti më parë, apo shumë më tepër në vitet e kaluara”, tha Lleshaj.

Krimi i vrasjes ka vazhduar përsëri tendencën e uljes së theksuar, tha ministri Lleshaj, dhe në lidhje me këtë çështje shtoi se “Nëse në vitin 2012, në Shqipëri regjistroheshin 126 të vrarë, në vitin 2019 janë regjistruar 58, ndërsa në vitin 2020 janë 44”.

“Sa i përket çështjeve që kanë të bëjnë me sigurinë rrugore, po ashtu vihet re zhvillim pozitiv, trajektore pozitive edhe në këtë fushë. Viti 2020 ka qenë shpallur viti i sigurisë rrugore. Në qoftë se në vitin 2012 kishim 334 të vrarë, në vitin 2019, 227, për vitin 2020 kjo shifër është 153, pra me një reduktim të ndjeshëm të numrit të të vrarëve në aksidente rrugore”, tha ai.

Ai foli edhe në lidhje me luftën kundër kultivimit të kanabisit, duke theksuar se në vitin 2020 Policia e Shqipërisë e ka shtuar nivelin e kontrollit në territor, ka ndërmarrë më shumë hetime proaktive, si dhe ka bashkëpunuar më fort me partnerët e saj ndërkombëtarë.

Postime të ngjashme

Stërvitja e NATO-s në Shqipëri një ditë pas zgjedhjeve, Peleshi: Jo thjesht një stërvitje, ja çfarë domethënie ka për vendin

S.B.

“Kufizimet nuk ndryshojnë”, Komiteti Teknik i Ekspertëve: Masat në fuqi edhe për 2 javë të tjera

S.B.

Rama-Manastirliu nga Kamza: Finalizohet marrëveshja për vaksinat kineze, javën që vjen nis vaksinimi masiv

S.B.

SHBA dhuron 29 mjete të blinduara për Forcat e Armatosura të Shqipërisë

S.B.

“Hajde themi Rama ik”/ Rama në Kamëz me fëmijët, batuta: Jepu një Iphone Rakip ta shohësh sa prapa je

S.B.

Grida Duma padit Erion Veliajn për shpifje

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...