Agjencia Zhurnal.KS
Showbiz

Loredana Zefi arrin marrëveshje me zviceranen Petra Z.: Ia pagoi mbi 400 mijë franga

Reperja shqiptare, Loredana Zefi, për më shumë se një vit është duke u përballur me zviceranen Petra Z.

Ajo së fundmi ka treguar mirëkuptim dhe pranoi sjelljen e gabuar ndaj palës së dëmtuar, sipas një letre nga prokurori publik i Lucernit, shkruan 20 minuten.

Zyra e Prokurorit Publik në Lucerne ka mbyllur çështjen kundër Loredanës, pasi ranë dakord për dëmshpërblime.

Thomas Fingerhuth, avokati mbrojtës nga Cyrihu dhe avokati i Loredanës, janë të lumtur me rezultatin: “Ne jemi të lumtur që ishim në gjendje të trajtonim procedurat në një mënyrë që ishte e kënaqshme për të dy palët”.

Ishte shumë e rëndësishme për Loredanën e po ashtu edhe për Petra Z. që të arrinin një zgjidhje miqësore, thotë Fingerhuth. “Gjëja më e rëndësishme është që Loredana dhe Petra Z. ishin në gjendje të flisnin me njëra-tjetrën dhe tani kanë sërish marrëdhënie të mirë”.

Reperja e njohur raportohet se ka paguar mbi 400 mijë franga për të arritur paqen me zviceranen dhe ajo tashmë ka shlyer një pjesë të borxhit ndaj saj.

Palët kërkuan një zgjidhje pa ndjekje të mëtejshme.

Për këtë qëllim, Prokuroria Publike e Lucernit caktoi një seancë dëgjimore ku arritën një zgjidhje gjithëpërfshirëse.

Pala e dëmtuar dëshironte dhe pranonte këtë marrëveshje dhe nuk ishte e interesuar në ndjekjen e mëtejshme të pretendimeve.

Postime të ngjashme

Motra e Dua Lipës, Rina bëhet imazh i fushatës së re reklamuese të pijes “Coca-Cola”

S.B.

Princi Harry me punë të re në organizatën bamirëse “BetterUp”

S.B.

Ka vdekur aktori George Segal

S.B.

Bebe Rexha dhe marka e atleteve “Puma” bashkëpunojnë në koleksionin “Power”

S.B.

Kim Kardashian ndërton një qytezë në miniaturë në rezidencën e saj luksoze në Kaliforni

S.B.

Dua Lipa së shpejti do të sjellë një këngë të re, shpreson të mbajë turne në shtator

admin

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...