Agjencia Zhurnal.KS
Maqedoni

LSDM: Do të shkarkohen gjykatësit të cilët qëllimisht do të vjetërsojnë lëndë

Shkup, 7 shtator – Zhurnal.mk – Nga partia në pushtet LSDM, kanë paralajmëruar se gjykatësit dhe prokurorët të cilët nuk do të veprojnë për lëndët qëllimisht që ajo lëndë të vjetërsohet, do të shkarkohen me automatizëm, informon Zhurnal.

Ata paralajmërojnë se do të ketë spastrim në gjyqësi, me qëllim që ligji të zbatohet në mënyrë joselektive.

“Do të bëhet kontroll të detajuar për gjithë gjykatësit dhe prokurorët, si dhe revizion të 5% nga të gjitha vendimet gjyqësore në pesë vitet e fundit, me përzgjedhje të rastësishme. Përshkak rendit dhe disiplinave në gjitha institucionet, llogaridhënie dhe transparencë të shërbimeve, do të vendoset obligim ligjor për publikim të harxhimeve për të gjithë funksionarët në pushtetin qëndror, lokal dhe atë gjyqësor”, thonë nga LSDM.

Sipas tyre, ligji për Prokurori Publike garanton se politika nuk mund të intervenojë në vendimet gjyqësore dhe se të gjitha lëndët për krim të lartë dhe korrupsion, do të kenë një përfundim.//Zhurnal.mk

Postime të ngjashme

Editorial / Reflektimi i Albin Kurtit mund të vijë edhe tek ne

R Zh

Dimitrov: Shtyerja e bisedimeve me BE-në krijon probleme besueshmërie

admin

Fajon: Vetoja bullgare për Maqedoninë e Veriut është jopërgjegjëse

admin

Milloshoski: Nuk pranoj regjistrues në shtëpi nëse nuk është vaksinuar

admin

Limani: Sot unë, nesër Izet Mexhiti, Blerim Bexheti, Sadulla Duraku, Musa Xhaferi, mund të largohen nga BDI-ja

admin

Kaevski: Deputetët e VMRO-DPMNE-së, Aleanca dhe e Majta të qëndrojnë në anën e qytetarëve

admin

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...