Agjencia Zhurnal.KS
Maqedoni

LSDM do të zgjedhë lider të ri ku do të votojnë gjithë anëtarët e partisë

Shkup, 1 shtator, zhurnal.mk – Kryeministri Zoran Zaev paralajmëroi se në prill të vitit të ardhshëm do të votohet për kryetar të ri të LSDM-së në zgjedhje të hapura dhe të drejtpërdrejta, ku të gjithë anëtarët e partisë do të mund të votojnë, transmeton Zhurnal.

“Në suaza të konkresit llogaridhënës që do ta mbajmë në fund të shtatorit ose në fillim tl tetorit, statuti do të ndryshohet që të mundet edhe sekretari gjeneral të merr pjesë në pushtetin ekzekutiv. Dhe të paralajmëroj, ndryshimi i dytë do të jetë ajo që LSDM do të vendos zgjedhje për zgjedhjen e kryetarit të saj. Diku në muajin prill, të gjithë anëtarët e LSDM-së do të votojnë në zgjedhje të drejtpërdrejta për zgjedhje të kryetarit”, tha Zaev në pres konferencën e sotme.

Ai sqaroi se Lupço Nikollovski si sekretar gjeneral i LSDM-së nuk mori përgjegjësi për ministri me resor, por funksion koordinativ, nënkryetar që i koordinon resorët në pushtetin ekzekutiv.

“Mandati i tij në parti, si edhe i imi është deri në maj të vitit 2021, në të cilën mbarojnë katër vite”, tha Zaev.

Sipas statutit të deritanishëm të LSDM-së, liderin e partisë e ka zgjedhur Kongresi.

Postime të ngjashme

Editorial / Reflektimi i Albin Kurtit mund të vijë edhe tek ne

R Zh

Dimitrov: Shtyerja e bisedimeve me BE-në krijon probleme besueshmërie

admin

Fajon: Vetoja bullgare për Maqedoninë e Veriut është jopërgjegjëse

admin

Milloshoski: Nuk pranoj regjistrues në shtëpi nëse nuk është vaksinuar

admin

Limani: Sot unë, nesër Izet Mexhiti, Blerim Bexheti, Sadulla Duraku, Musa Xhaferi, mund të largohen nga BDI-ja

admin

Kaevski: Deputetët e VMRO-DPMNE-së, Aleanca dhe e Majta të qëndrojnë në anën e qytetarëve

admin

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...