Agjencia Zhurnal.KS
Maqedoni

LSDM: Histeria e Mickoskit është në dëm të shtetit dhe të gjithë qytetarëve

Shkup, 30 nëntor, zhurnal.mk – LSDM përmes një kumtese me shkrim thonë se humbësi, Hristijan Mickoski ka për detyrë të paraqitet para qytetarëve dhe të thotë se për çfarë interesash të të tjerëve punon, me cilat struktura në Bullgari bashkëpunon kur, në atë paradë të turpshme para numrit të vogël të mbështetësve para Qeverisë, tha se ka “informacione se këtë fundjavë në Sofje copëtohet Maqedonia”, transmeton Zhurnal.

“Fundjava kaloi, vendi mbeti i tërë, Mickoski nuk u përgjigj se kush i dha atij informacionin se Maqedonia gjoja po copëtohet dhe pse ai nuk raportoi diçka kaq të rrezikshme tek institucionet kompetente. VMRO-DPMNE, e udhëhequr nga i papërgjegjshmi Mickoski, punon kundër shtetit të vet, përhap mashtrime në masë, përhap lajme të rreme, nxit konflikte, intolerancë dhe ndarje midis qytetarëve”, thonë nga LSDM.

Nga kjo parti mes tjerash thonë se histeria e përhapur nga Mickoski është ekskluzivisht në funksion të dëmtimit të vendit të tij dhe popullit të tij në një periudhë shumë të rëndësishme për të ardhmen e Maqedonisë së Veriut, kur bëhet fjalë për anëtarësimin në BE.

Postime të ngjashme

Editorial / Reflektimi i Albin Kurtit mund të vijë edhe tek ne

R Zh

Dimitrov: Shtyerja e bisedimeve me BE-në krijon probleme besueshmërie

admin

Fajon: Vetoja bullgare për Maqedoninë e Veriut është jopërgjegjëse

admin

Milloshoski: Nuk pranoj regjistrues në shtëpi nëse nuk është vaksinuar

admin

Limani: Sot unë, nesër Izet Mexhiti, Blerim Bexheti, Sadulla Duraku, Musa Xhaferi, mund të largohen nga BDI-ja

admin

Kaevski: Deputetët e VMRO-DPMNE-së, Aleanca dhe e Majta të qëndrojnë në anën e qytetarëve

admin

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...