Agjencia Zhurnal.KS
Maqedoni

LSDM: Mickoski dhe partia e tij vazhdimisht e bllokojnë shtetin

Shkup, 2 dhjetor, zhurnal.mk – Partia maqedonase në pushtet LSDM, e ka akuzuar Hristijan Mickoskin për tentim për të bllokuar punën e Kuvendit dhe bashkëpunim me struktura në Bullgari.

LSDM kërkon nga Mickoski që të dalë publikisht dhe të sqarohet për këto çështje.

“Kush ia dha informacionin në lidhje me copëzimin e pretenduar të shtetit? Pse nuk e raportoi atë në institucionet kompetente? Për cilat struktura në Bullgari dhe për çfarë qëllimesh punon Mickoski? Mickoski të dalë në publik dhe të përgjigjet, të mos presë që dikush tjetër të flasë për punën e tij tinëzare. Atdheu ynë është i tërë dhe mbetet i tërë. Mickoski është një rrezik për shtetin dhe qytetarët. Mickoski dhe VMRO-DPMNE vazhdimisht bllokojnë, bllokojnë luftën kundër koronavirusit, bllokojnë punën e Kuvendit, bllokojnë përparimin drejt NATO-s, luftën kundër krimit dhe korrupsionit”, thonë nga LSDM.

Postime të ngjashme

Editorial / Reflektimi i Albin Kurtit mund të vijë edhe tek ne

R Zh

Dimitrov: Shtyerja e bisedimeve me BE-në krijon probleme besueshmërie

admin

Fajon: Vetoja bullgare për Maqedoninë e Veriut është jopërgjegjëse

admin

Milloshoski: Nuk pranoj regjistrues në shtëpi nëse nuk është vaksinuar

admin

Limani: Sot unë, nesër Izet Mexhiti, Blerim Bexheti, Sadulla Duraku, Musa Xhaferi, mund të largohen nga BDI-ja

admin

Kaevski: Deputetët e VMRO-DPMNE-së, Aleanca dhe e Majta të qëndrojnë në anën e qytetarëve

admin

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...